Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHPËRBLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur i paguaj dikujt të hollat që i takojnë ose i jap diçka tjetër për një punë a për një mundim. Shpërblimi i punë. Shpërblimi sipas sasisë dhe cilësisë së punës. Shpërblimi me të holla. Shpërblimi me copë. Shpërblimi i së mirës me të mirë.
2. Të hollat a prodhimet që i jepen dikujt për punën që ka kryer; të hollat a sendet që i jepen dikujt për arritje të larta në punë, për shpikje, vepra të shquara etj. ose për shërbime të veçanta që ka kryer. Shpërblim ditor. Shpërblim i merituar. Sistemi i shpërblimeve. Caktoj një shpërblim. Mori shpërblimin. I dhanë një shpërblim.
3. Shuma që i jepet dikujt për një pronë që shoqërizohet a që është dëmtuar; zhdëmtim. Shpërblime lufte. Shpërblimi i dëmit. U shtetëzuan pa shpërblim. Ia dhanë kooperativës pa shpërblim.
4. Vlerësim a nderim që i bëhet dikujt ose titull nderi që i jepet për një vepër të mirë që ka kryer; një e mirë që i bëhet dikujt për një shërbim që ka kryer. Shpërblim moral. Nuk ka shpërblim më të madh për mua se...
5. Shpagim.
SHPËRBÁLL vep., ~A, ~UR Përball; përballoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →►SHPËRB/ÉHEM jovep., ~VA (u), ~RË vetv. Bëj be të rreme.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPËRBÉ/J vep., ~VA, ~RË jokal. Bëj be të rreme. Mos shpërble!
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPËRBÉM/Ë (i), ~E (e) mb. Që bën be të rreme, berrejshëm. Djalë i shpërbemë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPËRBETÁR,~E mb. 1. Që bën be të rreme. Djalë shpërbetar.2. si em. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPËRBETÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Shpërbemje. Bëri një shpërbetim.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPËRBL/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER kal. 1. I paguaj dikujt të hollat që i takojnë ose i jap diçka tjetër për një punë a për një mundim që ka bërë, për një vepër të shquar që ka kryer, për…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPËRBÝTH vep., ~A, ~UR përçm. E marr nëpër këmbë dikë, e trajtoj keq, përbyth.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPËRBË/J vep., ~RA, ~RË spec., kal. 1. E ndaj diçka në pjesët a në elementet përbërëse, zbërthej. Prizmi e shpërbën dritën e diellit. Shpërbën gazin karbonik. 2. vet. v. III E tje…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHPËRBËRË (i, e) mb. 1. kim. Që është tjetërsuar kimikisht, i kalbur, i prishur (për lëndët organike). Lëndë e shpërbërë. 2. Që i është prishur njësia dhe bashkimi, që është bërë p…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë