Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHOVINÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që ka sjellje a gjykim të paarsyeshëm të mbështetur në patriotizëm fanatik. E akuzuan si shovinist.
2. Ai që mban qëndrim superior e paragjykues ndaj një grupi të seksit të kundërt a të llojit të vet, duke lartësuar cilësi e vlera të pambështetura në arsye apo në argumente. Shovinist paragjykues.
SHOVINÍST,~E mb. 1. Që shfaq nacionalizëm të verbër e të tepruar, që tregon patriotizëm fanatik. Qëndrime shoviniste. Ideologji shoviniste.
2. Që mban qëndrim paragjykues ndaj një grupi të seksit të kundërt ose të llojit të vet, duke lartësuar cilësi e vlera të pambështetura në arsye apo në argumente. Ai kishte natyrë shoviniste.
SHOVINÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që ka sjellje a gjykim të paarsyeshëm të mbështetur në patriotizëm fanatik. E deklaruar si shoviniste.2. Ajo që mban qëndrim paragjykues ndaj …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHOVINÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT 1. Nacionalizëm i tepruar i shprehur me mohim të vlerave dhe të drejtave të popujve dhe të kombeve të tjera, formë fanatike e shprehjes së patrioti…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë