Fjalori
SHOQËROJ

SHOQËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Shkoj me një njeri deri në një vend, e përcjell derivendin ku duhetshkojë për t'i bërë shoqëri, për t'i treguar rrugën, për ta nderuar a për ta ndihmuarkryejë punën e tij, për ta mbrojtur etj.; përcjell dikë a diçka për ta ruajtur. Po të shoqëroj! Shoqëroj nënën (motrën) deristacion. E shoqëroi deri te pragu i shtëpisë. Shoqëroj një ekspozitë. E shoqëronin disa policë. Bombarduesit i shoqëronin katër gjuajtës.
2. Ndjek, përcjell. E shoqëroj me sy.
3. Bëj diçka në të njëjtën kohë me diçka tjetër a fill pas asaj; pasoj, ndjek pas; bëjnjëjtën gjë si një tjetër; vet. v. III ndodh në të njëjtën kohë me diçka tjetër a fill pas asaj. I shoqëron fjalët me gjeste. Shoqëroj farën me pleh. Shoqëroj mësimin me diapozitiva. Kryengritjen e shoqëroi një varg kryengritjesh të tjera. Shoqëroj fjalët me vepra. Kënga labe na shoqëroi gjatë gjithë rrugës. Shoqëroj me artileri. usht. mbështet këmbësorinë dhe tanket me zjarrin e artilerisë.
4. bujq. Mbjell në po atë tokë një bimë bashkë me një tjetër për të marrë dy prodhime. Shoqëroj misrin me fasule. Kulturatshoqërojnë ullirin hardhia dhe agrumet.
5. muz. Këndoj ose luaj në një vegël muzikoreharmoni me dikëkëndon ose luan në një vegël tjetërnjëjtën këngë a pjesë. Shoqëroj me kitarë. I shoqëroipiano pianistja e re. Shoqëron kompleksi i vajzave (orkestra).
Sin.: shkoj, ndjek, përcjell, pasoj, këndoj, luaj, shkoj, vete.


Rezultate të ngjashme

SHOQËRÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Tërësia e njerëzve që jetojnë në Tokë, të vështruar në lidhjet e marrëdhëniet që kanë ndërmjet tyre në procesin e prodhimit; tërësia e njerëzve që jetoj…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHOQËRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur shoqëroj dikë ose kur shoqërohem. Shoqërimi me shokët. Shoqërimi i misrit me fasule. Shoqërim në piano. Dokumentet e shoqërimit të automje…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHOQËRÍSHT ndajf. 1. Si shokë, si ndërmjet shokësh, në mënyrë shoqërore, në mes tonë; së bashku. Bisedojmë shoqërisht. Ia thanë (iu drejtuan) shoqërisht. E ndihmoi shoqërisht. Puno…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHOQËRIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur shoqërizoj diçka ose kur shoqërizohet. Shoqërizimi i mjeteve të prodhimit. Shoqërizimi i pronës private. Shoqërizimi i punës (i prodhimit).…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHOQËRIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. ek. I bëj pronë të të gjithëve ose të një grupi mjetet e prodhimit, tokën etj. Shoqërizuan tokën. Shoqërizuan veglat (mjetet) e prodhimit. Shoq…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►SHOQËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Kam lidhje të afërta me dikë, rri shpesh bashkë me të. Shoqërohet me shokët e shkollës. Nuk shoqërohet me këdo. 2. vet. v. III Zhvilloh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHOQËRÓR,~E mb. 1. Që i përket shoqërisë, që hidhet me jetën dhe me marrëdhëniet e njerëzve në shoqëri, që ka të bëjë me jetën e shoqërisë njerëzore; që bëhet a që zhvillohet në sh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHOQËRÚAR (i, e) mb. 1. I shoqërueshëm. Është shumë i shoqëruar. 2. I përcjellë nga një tjetër a nga disa të tjerë. Erdhi i shoqëruar. E sollën të shoqëruar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHOQËRÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që shoqëron dikë për t'i treguar rrugën, për ta nderuar a për ta ndihmuar të kryejë punën e tij, për ta mbrojtur etj.; ai që përcjell dikë a diçka …

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHOQËRÚES,~E mb. 1. Që shkon së bashku me dikë tjetër në një vend, që përcjell dikë deri në vendin ku duhet të shkojë ai për t'i treguar rrugën, për ta nderuar a për ta ndihmuar të…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.