Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHOKÚAR (i, e) mb. 1. mjek., psikol. Që ka kaluar në një gjendje shoku; që është në gjendje kritike për jetën. Në gjendje të shokuar.
2. fig. Që është tronditur nga diçka e papritur, që është shokuar. Tifozët ngelën të shokuar nga ia gol. Me sy të shokuar. Rrinte si e shokuar.
3. si em. m. e f. Dikush që po kalon një tronditje të thellë nga diçka e papritur; ai ose ajo që është shokuar. I shokuari nuk ngrihej dot në këmbë. I qëndruan pranë të shokuarës. Sytë e të shokuarës nuk shihnin më asgjë.
✱ Sin.: i tronditur, i traumatizuar, i hidhëruar, i pikëlluar.
SHOK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. mjek., psikol. I shkaktoj dikujt gjendje shoku. Lëvizja e presionit të gjakut e shokoi, edhe pse ishte i ri në moshë.
2. fig. E habit shumë dikë, e lë pa mend, e trondit thellë shpirtërisht. E shokoi ai lajm. Kjo gjendje po e shokonte. Zbulimi i shokoi rrethet shkencore.
✱ Sin.: trondit, traumatizoj, hidhëroj, pikëlloj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë