Fjalori
SHOKË

SHÓK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Brez leshi i gjerë e i gjatë dhe me shumë ngjyra, me të cilin mbështjellin mesin duke e rrotulluar disa herë; rrip leshi i gjatë e me shumë ngjyra për të lidhur fëmijëndjep. Me patllakeshokë. Lidhi shokën. I lidhnin fëmijët me shokë. Hyri në ujë derishokë. Ka një shokë ujë ka aq ujë, sa të arrin deri në mes, ka mjaft ujë. Ka rënë një shokë borë ka rënë aq borë, sa të vjen deri në mes, ka rënë mjaft borë.
2. fig. Rrip, brez. Shokë pluhuri. Shokë drite.
Shoka e kumbarës astr. krahin. ylberi; brezi i qiellit; buka e verës.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: SHOK
SHOK

SHOK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Njeri me të cilin jemi lidhur me miqësi gjatë jetës, në një punë a në një veprimtaripërbashkët ose në luftë për një çështjepërbashkët; njeri me të cilin kemi pikëpamje, mendime e interesapërbashkëta, kemi moshë pak a shumëafërt dhe shkojmë mirë njëri me tjetrin. Shok i mirë (i vërtetë, i rrallë). Janë shokëngushtë (të pandarë). Shok fëmijërie (vegjëlie). Shok shkolle (klase, banke). Shok i zemrës. Shok jete bashkëshort. Shok lufte. Shok armësh bashkëluftëtar për një çështjepërbashkët revolucionare e patriotike. Shokë vuajtjesh (mjerimi). Ndërmjet shokësh. Shok për kokë. Bëri (ka) shumë shokë. Shkon mirë me shokët. Njeriu i mirë është shok. Shoku shok e puna punë. Trimi i mirë me shokë shumë. (fj. u.). Atij që i thërret shok, i ke thirrur vëlla. (fj. u.). Thuamë ç'shokë ke, të të them cili je. (fj. u.). Në rrezik e në nevojë shoku shokunndihmojë. (fj. u.).

2. Ai që është i ngjashëm me dikë nga aftësia a nga zotësia për një punë ose nga një veti e karakterit, nga një virtyt etj. I ka shokëtrrallë. Trim pa shok. Nuk e ka shokun. Nuk i gjendet shoku. Shok ka veten s'ka tjetër si ai, ka cilësiveçanta. Ai me shokë. S'jam shoku i atij.

3. Njeri me të cilin gjendemi a veprojmëbashkudisa rrethanacaktuara. Shok pjesëmarrës. drejt. ai që bashkohet ose merr pjesë bashkë me një tjetër a me disatjerë në një punë, në një veprim etj., duke pasur interesapërbashkëta me ta. Shok rruge (udhe) bashkudhëtar. Gjeta një shok. Na duhet edhe një shok.

4. Ai që luan a që merr pjesë në të njëjtën skuadër ose ekip sportiv. I kaloi shokët. Ia pasoi topin shokut.

6. Burrë a djalë, mashkull. U zgjodhën edhe shoqe, jo vetëm shokë. Kishteshumë shokë se shoqe.

7. bised. Ortak (në vendet ku ka pronë private; në të kaluarën edhe në Shqipëri). Ia hëngri paratë shoku.

9. si përem. Njëri, tjetri. U mësuan shoku me shok. U zunë shok me shok.

Sin.: burrë, djalë, mashkull, ortak, partner, loc, bashkëluftëtar; bashkudhëtar; bashkëvëlla, bashkënxënës, bashkëstudent; bashkëpunëtor, bashkëshort, çift; mik, i njohur, jaran.

Nuk i gjendet shoku (shoqja). 1. (dikujt). Është shumë i aftë, i zoti, i shkathët, i bukur, i fortë etj., sa nuk ka një tjetër si ai; ka virtytelarta a cilësiveçanta, që s’i ka askush tjetër; nuk ka ndonjë tjetërngjashëm a të afërt me të (zakonisht për nga vetitë), është shumë i mirë, shumë i zoti, shumë trim etj.; nuk e ka shokun (shoqen) (dikush); shok (shoqe) ka veten (dikush); s’ka (s’e ka) një të dytë (dikush); s’e ka kush (dikë); s’i gjendet një i dytë; s’i lëshon udhë (askujt). 2. (diçkaje). Nuk ka ndonjë tjetërngjashme a të afërt me të nga vetitë, është shumë e mirë; nuk e ka shoqen (diçka). Nuk e ka shokun (shoqen) (dikush a diçka) është shumë i aftë dhe i zoti; ka virtytelarta, ka cilësiveçanta, s’ka tjetër si ai; nuk i gjendet shoku (shoqja); shok (shoqe) ka veten; s’i gjendet çifti (dikujt); s’ka të dytë; s’e bën nëna (dikë); s’e ka kush (dikë); s’i lëshon udhë (askujt); s’ia lë (s’ia lëshon) vendin (dikujt). I ka shokët *të rrallë (dikush). Shoku i jetës (shoqja e jetës) bashkëshorti (bashkëshortja). Shok (shoqe) ka veten (dikush a diçka) shih nuk i gjendet shoku (shoqja) (dikujt a diçkaje).

SHOK

SHOK,~UII m. vet. nj. 1. mjek., psikol. Gjendje fiziologjike që shfaqet me pamjaftueshmëri akute të qarkullimit të gjakut, për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale, për shkak të një aksidenti etj.; sindrom që manisfestohet me çrregullime të qarkullimit të gjakut, dëmtim të funksioneve jetësore etj. Gjendje shoku. Është në gjendje shoku. Simptomat e shokut.

2. fig. Emocion i fuqishëm dhe i papritur; shqetësim i madh fizik dhe psikologjik; shpërthim dërrmues; goditje psikologjike; traumë. Ai është ende në shok. Ajo vuan nga shoku. Po shërohet nga shoku. Humbja e punës i shkaktoi shok psikologjik.

3. Pjesë e parë apo e dytë e disa emërtimeve të pathjeshta që lidhen me lloje të ndryshme të kësaj gjendjeje. Shok traumatik gjendje që shkaktohet si pasojë e një traume psikologjike ose fizike. Shok kardiogjen dështim akut i qarkullimit të gjakut që shkaktohet si pasojë e mosfunskionimit të zemrës, e pamundësisë pompuese të saj për të furnizuar trupin me gjak. Shoku infektiv ose septik dështimi akut i qarkullimit të gjakut, që lidhet me një infeksion bakterial. Shoku toksik sindrom infektiv i shkaktuar nga disa lloje infeksionesh bakteriale, që mund të prekë të gjitha organet dhe shkakton dështim akut të qarkullimit të gjakut. Shoku kulturor efekti i krijuar tek një individ kur çuditet, zihet në befasi nga një kulturë të huaj. Terapia (metoda) e shokut metodë terapeutike që përdoret në disa sëmundje infektive ose gjendje psikiatrike për të shëruar shokun biologjik ose atë psikologjik.

Sin.: tronditje, traumë.


Rezultate të ngjashme

SHOK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Njeri me të cilin jemi lidhur me miqësi gjatë jetës, në një punë a në një veprimtari të përbashkët ose në luftë për një çështje të përbashkët; njeri me t…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHOK,~UII m. vet. nj. 1. mjek., psikol. Gjendje fiziologjike që shfaqet me pamjaftueshmëri akute të qarkullimit të gjakut, për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale, për shkak të n…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHOKAHÍPAS ndajf. Lojë barinjsh, lojtarët rrethohen. Luaj shokahipas.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHÓKAS ndajf. Lloj mundjeje. U mundën shokas.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHOKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. mjek., psikol. Gjendja e shokut që i shkaktohet dikujt; tronditje. Shokim i menjëhershëm. Përjetoi një shokim.2. fig. Habi e madhe, tronditje e thellë s…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►SHOKÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. mjek., psikol., vetv. Prekem nga shoku, jam në gjendje shoku; ndihem keq. U shokua për disa orë.2. vetv., fig. Tronditem, habitem, shtangem. Vaz…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHOK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. mjek., psikol. I shkaktoj dikujt gjendje shoku. Lëvizja e presionit të gjakut e shokoi, edhe pse ishte i ri në moshë.2. fig. E habit shumë dikë, e …

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHOKÚAR (i, e) mb. 1. mjek., psikol. Që ka kaluar në një gjendje shoku; që është në gjendje kritike për jetën. Në gjendje të shokuar.2. fig. Që është tronditur nga diçka e papritur…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHOKÚES,~E mb. Që të shkakton shok, që të shokon. Lajm shokues. Ngjarje shokuese. Argument (vendim) shokues. Çmim shokues. Humbje shokuese. Sin.: tronditës, traumatizues, hidhërue…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHÓKZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Brez leshi ngjyrash të ndryshme. Vendosi shokzën. Shokza ia mbuloi belin.2. Brez për ta lidhur foshnjën në djep. E lidhi foshnjë me shokzë. Shokza e fë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.