Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHÓJZ/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Pleuronectes) Peshk i ujërave të kripura e të ëmbla, me trup vezak e petashuq, i murrmë nga sipër e në të bardhë nga poshtë, me të dy sytë të vendosur nga ana e djathtë e trupit dhe me mish të shijshëm.
♦Sheh si nëpër *ag të mëngjesit (dikush). S’dua t’ia shoh *bojën (dikujt). S’ia kam parë *bojën (dikujt) mospërf. Mos ia pafsha *bojën! mallk. Ka parë *botë (dynja) (me sy) (dikush). Nuk ia kam parë derën (dikujt) mospërf. Shohim e bëjmë të presim një herë si do të vejë puna, të mos e vendosim që tashti, të veprojmë si të na mësojë puna vetë; me të parë e me të bërë; si ta bjerë puna; sheh puna punën. Me të parë e me të bërë duke vepruar si të vijë puna, si të paraqiten rrethanat, si të shoh; shohim e bëjmë; si ta bjerë puna; sheh puna punën. Sheh përtej *bjeshke (dikush). S’e ka parë *dielli (dikë). Nuk sheh *diell (me sy) (dikush). E kam parë *diellin (para dikujt). Pa *diellin (me sy) (dikush). Pa *ditën (dikush). E sheh me *dylbi (diçka). Ka parë dynja (*botë) (me sy) (dikush). As në *ëndërr s’e kam parë (diçka). I shoh *gjasën (diçkaje). Ia pa *hairin (dikujt a diçkje). I pafsh *hairin! iron. Ta shoh në *hell (e s’ngopem) (dikë). E sheh nën *hundë (dikë). Ka parë *jetë (dikush). E pa *keq (dikush). Pa *kiametin (me sy) (dikush). I sheh edhe kurrizi (*shpina) (dikujt). Sheh *larg (dikush). E sheh nga *larg (dikë a diçka). I ka parë *lëkura (dikujt). Sheh prapa *malit (dikush). Shoh prapa *murit. Sheh *përtokë (dikush). Ia pa *rrengun (dikujt) iron. Sheh *rrushi rrushin e piqet. Nuk dua t’ia shoh *sytë (dikujt). Mos ia pafsha *sytë! (dikujt). Nuk e shoh dot me *sy (dikë a diçka). Nuk i shohin *sytë (dikujt). I pa *syri synë (dikujt). Ia pa *sherrin (dikujt a diçkaje). Shih e shkruaj! punët duken qartë, s’ka nevojë për shpjegime; është ashtu siç e sheh; ja që kështu është! Pa ç’pa (dikush) u shtrëngua të bëjë diçka kundër dëshirës së tij, s’kishte si t’ia bënte ndryshe; pasi vuri re çdo gjë, s’e zgjati më. Ke parë ti! çudi e madhe!, është e habitshme kjo që po ndodh a që po bën dikush; nuk e prisja e nuk më shkonte nëpër mend diçka. I pa *syri ibret (dikujt). S’ia kanë parë *shpinën (dikujt). I sheh edhe *shpina (kurrizi) (dikujt). E sheh *shtrembër (dikë). Kam parë *shumë (në jetë). E shoh (e gjej, e quaj) *të udhës (diçka). S’pa *udhën nga shkoi (nga vajti) (dikush). Nuk u pa nga vajti (dikush) keq. u tremb shumë dhe iku me të shpejtë; (iku) nga (ku) sytë këmbët; u bë erë; (vrapoi) sa i hanin këmbët. Sheh *zi (dikush). *Ulu (poshtë) se të panë! iron.
SHÓJZ/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT bot. Fryti i thatë i disa drurëve, i pajisur me një flatër vemesore, që përhapet duke fluturuar në ajër. Shojzë frashri (vidhi, panje). Mblidhi shojzë për ta tharë. Shojza e mbështjell farën. Shojzat e panjës janë zakonisht dyshe. Shojza e frashërit ka formë pak të zgjatur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë