Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHÓGËZ,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Litar leshi me ngjyra të ndryshme, të cilin e thurin malësoret për të lidhur rrobat e nusërisë. Nusja me shogëzën e bukur. Shogëza e pajës. Thuri shogëzën.
2. Teje e hollë, e shkruar me penj të ngjyrave të ndryshme, që ngjishnin gratë për të mbajtur xhubletën. Shogëza e xhubletës. Bleu penj për shogëzën. Punoi shogëzën për xhubletën e nusërisë.
3. Rrip i leshtë, i gjerë me të cilin lidhnin dikur foshnjën në djep, dizje, dizgj, cimocë, ndrizë, lurek. E lidhi djalin me shogëz. Po bënte gati rrobat e foshnjës e bashkë me të edhe shogëzën. Mësoi të lidhte shogëzën.
✱Sin.: cimocë, dizje, dizgj, ndrizë, povajë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë