Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHÓG/Ë,~A f. 1. Pjesë e kokës ku kanë rënë flokët, tullë, toç, qere. I dukej (i shndriste) shoga. I ka mbetur koka shogë.
2. sh. ~A, ~AT Rrip i gjerë e i gjatë zakonisht prej leshi për ta ngjeshur në bel, që përdoret si aksesor, brez. Shogë ari. Kishte veshur një fustan të bardhë me një shogë të zezë në mes. Kishte harruar të vendoste shogën. Bleu një shogë te re.
3. mjek. Kromë, zgjebe. E zuri shoga. Ishte me shogë. Sëmundja e shogës.
✱Sin.: tullë, toç, qere; kromë, zgjebe.
SHÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET 1. Grua e vajzë që nuk ka shumë flokë në kokë, flokërënë, leshrënë, shogane. Nuk e kishte me të vërtetë atë fjalë ajo shogia. Përdor një vaj bimor shogia për t’i dalë flokët e reja. Shogia bënte sikur nuk shihte askënd.
2. Dhi që i ka rënë leshi. Kishte qumësht të mirë ajo shoge.
✱Sin.: flokërënë, kokëzhveshur, leshrënë, shogane.
SHOG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Njeri që i kanë rënë flokët, që nuk ka flokë në kokë, tullac, flokërënë, qeros. I doli përpara ai shogu. Vazdonte të shoqërohet me atë shogun. Shogu kishte ndër mend të bënte mbjellje flokësh.
✱Sin.: flokërënë, kokëzhveshur, kokëkungull, kryecullak, kryetullë, leshrënë, qeros, shogan, i shogur, tullac.
SHOGËLÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Vend i zhveshur pa gurë dhe pemë, vend i shogët, bokë; lirishtë e vogël, rrogë. E kaloi shpejt atë shogëlinë. Nuk kishte lënë shogëlinë pa shkelur. Ndë…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÓGËT (i, e) mb. 1. Që nuk ka flokë në kokë, që ka mbetur pa flokë, shogan, tullac, flokërënë. Me kokë të shogët. Djalë i shogët. Burrë i shkurtër e pothuaj krejt i shogët.2. bot.…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHOGËTÍ,~A f., përmb. Rënia e flokëve a qimeve, flokërënie. Shogëtia mund të jetë e shërueshme. Zona në kokë me shogëti. Simptomat e shogëtisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÓGËZ,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Litar leshi me ngjyra të ndryshme, të cilin e thurin malësoret për të lidhur rrobat e nusërisë. Nusja me shogëzën e bukur. Shogëza e pajës. Thuri shogë…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÓGËZ,~AII f. sh. ~A, ~AT Dërrasë e hollë që vendoset nën tjegullat e çatisë. Vendosi shogëzat nën çati. Bleu shogëza për çatinë e re. I duheshin disa shogëza.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHOG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Njeri që i kanë rënë flokët, që nuk ka flokë në kokë, tullac, flokërënë, qeros. I doli përpara ai shogu. Vazdonte të shoqërohet me atë shogun. Shogu kishte n…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHOGÁN,~E mb. 1. Që i kanë rënë flokët, i shogët, i crogët, flokërënë. Njeri shogan. Koka shogane e djalit po përplasej me valët e detit. Megjithëse ishte pak shogane, ajo ishte mj…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET 1. Grua e vajzë që nuk ka shumë flokë në kokë, flokërënë, leshrënë, shogane. Nuk e kishte me të vërtetë atë fjalë ajo shogia. Përdor një vaj bimor shogia …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÓG/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Më bien flokët, mbetem pa flokë, bëhem tullac. Është shogur herët. Kur plaket burri, i shogen flokët. Edhe pse në moshë, akoma nuk ishte shogur…
Shfaq përkufizimin e plotë →►SHOGÓ/HET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës. e SHOGÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHOG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kryes. vet. III Ua heq leshin bagëtive. I shogoi bagëtitë. Shogoi delet. Shoga dhentë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHOGÚL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Dhi që i ka rënë leshi; shoge. Mekëriu shogula. Dallohej shogula nga larg. Britma e shogules.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÓGUR (i, e) mb. Që i kanë rënë flokët, i shogët, shogan, flokërënë. Burrë me kokë të shogur. Kishte frikë mos mbetej i shogur. Pikat e shiut i kaluan në pjesën e shogur të kokës.…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë