Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHOG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Njeri që i kanë rënë flokët, që nuk ka flokë në kokë, tullac, flokërënë, qeros. I doli përpara ai shogu. Vazdonte të shoqërohet me atë shogun. Shogu kishte ndër mend të bënte mbjellje flokësh.
✱Sin.: flokërënë, kokëzhveshur, kokëkungull, kryecullak, kryetullë, leshrënë, qeros, shogan, i shogur, tullac.
SHÓG/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Më bien flokët, mbetem pa flokë, bëhem tullac. Është shogur herët. Kur plaket burri, i shogen flokët. Edhe pse në moshë, akoma nuk ishte shogur krejt.
2. vet. v. III I bien qimet një kafshe. Ujqit në verë shogen. Kishte dëgjuar se shogen edhe dhitë.
3. vet. v. III Zhvishet nga pemët një vend, blecohet, zbulohet; kund. vishet, mbulohet (nga pemët). U shog mali. Kur priten të gjitha pemët mali shoget.
4. fig. Largohem nga një punë a diçka se më mërzitet, zvirdhem, ftohem. Shogem nga leximi. Kur e pashë në atë gjendje, u shoga prej saj. I ishte shogur çdo gjë.
5. vet. v. III Krasitet një pemë, pastrohet nga degët e tepërta, kihet, shkardhitet, rrallohet. Shogen pemët pak para pranverës. U shog ulliri.
✱Sin.: zhvishet, blecohet, zbulohet, kihet, shkadhitet, rrallohet, krahitet, qesatet, zvirdhem, zbaritem, zverëtitem, ftohem, mërzitem.
SHOGÁN,~E mb. 1. Që i kanë rënë flokët, i shogët, i crogët, flokërënë. Njeri shogan. Koka shogane e djalit po përplasej me valët e detit. Megjithëse ishte pak shogane, ajo ishte mj…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET 1. Grua e vajzë që nuk ka shumë flokë në kokë, flokërënë, leshrënë, shogane. Nuk e kishte me të vërtetë atë fjalë ajo shogia. Përdor një vaj bimor shogia …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÓG/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Më bien flokët, mbetem pa flokë, bëhem tullac. Është shogur herët. Kur plaket burri, i shogen flokët. Edhe pse në moshë, akoma nuk ishte shogur…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHOG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kryes. vet. III Ua heq leshin bagëtive. I shogoi bagëtitë. Shogoi delet. Shoga dhentë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHOGÚL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Dhi që i ka rënë leshi; shoge. Mekëriu shogula. Dallohej shogula nga larg. Britma e shogules.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÓGUR (i, e) mb. Që i kanë rënë flokët, i shogët, shogan, flokërënë. Burrë me kokë të shogur. Kishte frikë mos mbetej i shogur. Pikat e shiut i kaluan në pjesën e shogur të kokës.…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÓG/Ë,~A f. 1. Pjesë e kokës ku kanë rënë flokët, tullë, toç, qere. I dukej (i shndriste) shoga. I ka mbetur koka shogë.2. sh. ~A, ~AT Rrip i gjerë e i gjatë zakonisht prej leshi …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÓGËT (i, e) mb. 1. Që nuk ka flokë në kokë, që ka mbetur pa flokë, shogan, tullac, flokërënë. Me kokë të shogët. Djalë i shogët. Burrë i shkurtër e pothuaj krejt i shogët.2. bot.…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÓGËZ,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Litar leshi me ngjyra të ndryshme, të cilin e thurin malësoret për të lidhur rrobat e nusërisë. Nusja me shogëzën e bukur. Shogëza e pajës. Thuri shogë…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÓGËZ,~AII f. sh. ~A, ~AT Dërrasë e hollë që vendoset nën tjegullat e çatisë. Vendosi shogëzat nën çati. Bleu shogëza për çatinë e re. I duheshin disa shogëza.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë