Fjalori
SHLYEJ

SHL/ÝEJ vep., ~ÉVA, ~ÝER kal. 1. Fshij fare diçkashkruar a të vizatuar ose heq vija mbi të; e heq dikë nga një listë, duke ia fshirë emrin e tij ose duke hequr vija mbi të; shuaj. Shlyej me gomë. Ia shlyen emrin.
2. fig. Laj, paguaj një borxh a kryej një detyrim. Shleu llogarinë. Shleu borxhet (kredinë). I shlyen detyrimet ndaj shtetit. E shleu dënimin.
3. fig. E laj një gabim a një faj me një punëmirë, e bëj që të mos merretparasysh. Shlyej gabimin (fajin). Shlyej një përshtypje jo të mirë.
4. fig. Ia heq dikujt një masë ndëshkimoreishte marrë ndaj tij. Ia shlyen vërejtjen.
5. E shleu (e fshiu, e shoi, e hoqi,) nga defteri dikë a diçka.
Sin.: shuaj, fshij, zhduk, heq, mbuloj, laj, paguaj, krahashoj, paguhem, shpaguaj, zhdëmtoj, shpëlaj, resis.
E shlyej (e fshij) nga *kujtesa (dikë a diçka). E shlyej (e fshij) nga *mendja (dikë a diçka).

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.