Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHKÚRT/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT 1. Petk i sipërm prej shajaku ose prej pëlhure, i hapur përpara e me mëngë, që arrin deri mbi gju ose deri në mes (sipas krahinave); mëngore a gunë e shkurtër; xhaketë e shkurtër grash, zakonisht e mbushur me pambuk dhe e rrahur me tegel. Shkurtë grash (burrash). Vishnin shkurta.
2. Shkurtëza.
3. Grua e shkurtër.
SHKURT ndajf. 1. Duke shkuar nëpër rrugën më të shkurtër për të arritur diku, nga është rruga me e shkurtër, andej nga del me afër (e shoqëruar ose jo me parafjalën «për»); kund. gjatë. I rashë (për) shkurt. Andej dalim shkurt. Këtej bie (pret) më shkurt. Nga shkohet më shkurt?
2. Në mënyrë të tillë që të mos mbulohet qafa, me gjatësi të vogël (për flokët). I pres flokët shkurt.
3. Me pak fjalë, pa hyrë në hollësira, pa e zgjatur; përmbledhtas; kund. gjatë; gjerë. Foli (u përgjigj, i ra) shkurt. Shkruaj shkurt. Që ta themi (që t'i biem) shkurt...
4. bised. Duke thënë fjalën e fundit (kur bëjnë pazar për diçka); duke e thënë një gjë copë dhe me pak fjalë. Sa e mban shkurt? Këpute shkurt! Do shkurt ti?
5. Që ta themi me pak fjalë, që të mos e zgjatim (përdoret në krye të një fjalie kur rimerret e përmblidhet me pak fjalë ajo që është thënë më parë). Shkurt, aty ka pasur një fry me të lartë luftarake. Shkurt, nuk kthehem dot para shtatorit.
✱Sin.: prerë, preras, prerazi, shkurtas, shkurtazi, shkurtimisht, përmbledhtas, përmbledhtazi, kërthazi, drejt, përfundimisht, shkurtimisht, copë, hapur, troç, pak.
♦ *I bie shkurt (dikush). 1. E përfundon shpejt një punë a një çështje, pa u thelluar dhe pa hyrë në hollësira. 2. Flet pak e prerazi, nuk e zgjat; e thotë copë ç’ka për të thënë; ia preu shkurt (dikujt); i pret drutë shkurt; kund. i bie gjatë. I pret drutë shkurt (dikush) nuk ia zgjat dikujt, merr vendim të shpejtë e të prerë lidhur me të; i jep dikujt përgjigjen e duhur, ia thotë drejtpërdrejt e pa e zgjatur ç’ka për t’i thënë a ndahet me të menjëherë; i pret drutë të shkurtra; i do drutë të shkurtra; s’i bën drutë të gjata; ia preu shkurt (dikujt); i bie shkurt; i ka fjalët të shkurtra; i tregon vendin (dikujt). Ia preu shkurt (dikujt) ia tha diçka në mënyrë të vendosur, pa mëdyshje dhe pa e zgjatur më tej; nuk e duroi shumë, s’ia zgjati; i ra shkurt (dikush); i pret drutë shkurt (dikush); i pret drutë të shkurtra (dikush); i do drutë të shkurtra (dikush); s’ia bëri të gjatë; i ka fjalët të shkurtra (dikush); s’ia bëri as një as dy. Shkurt *hesapi.
SHKURTÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT gjuh. Fjalë e formuar nga bashkimi i rrokjeve, i tingujve a i shkronjave të para të një togu fjalësh (p.sh. ATSH-ja, SMT-ja etj.).
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKURT,~II m. Muaji i dytë i vitit, që vjen pas janarit. Të ftohtët e shkurtit. Java e parë e shkurtit.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKURT,~III m. sh. ~E, ~ET Djalë a burrë me trup të shkurtër, shkurtalaq. Djalë shkurt.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKURT ndajf. 1. Duke shkuar nëpër rrugën më të shkurtër për të arritur diku, nga është rruga me e shkurtër, andej nga del me afër (e shoqëruar ose jo me parafjalën «për»); kund. g…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKURTÁK,~E mb., mospërf. Që është i shkurtër, me trup të shkurtër; shkurtabiq. Djalë shkurtak. E reja ishte pak shkurtake.✱Sin.: shkurtaq, shkurt, shtatshkurtër, cumrrak, minuk, g…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKURTÁN,~E mb. Që e ka trupin të shkurtër, shkurtalaq, shkurtac. Djalë shkurtan. Është shumë shkurtane.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKURTÁQ/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Fjala e fundit (kur bëjnë pazar). Fol shkurtaqen! Sa e ke shkurtaqen? 2. shih SHKURTJ/E,~A. I erdhi shkurtaqja.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKURTÁQ/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET Grua me shtat të shkurtër, shkurtabiqe (edhe mospërf). Grua shkurtaqe.✱Sin.: shkurtaqe, shkurte, shtatshkurtër.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKÚRTAS ndajf. 1. Shkurt, me pak fjalë. E tregoi shkurtas. 2. Shtiem shkurtas: hedhim shkurtëzën. ✱Sin.: përmbledhur, përmbledhtas, përbledhtazi, shkurt, shkurtazi, shkurtimisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKÚRTAZI ndajf. Në mënyrë të përmbledhur, shkurtas. I ra bisedës shkurtazi.✱Sin.: përmbledhur, përmbledhtas, përbledhtazi, shkurt, shkurtas, shkurtimisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKÚRTIC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Grua a vajzë e shkurtër dhe jo e hijshme. Gruan e kishte një shkurticë.✱Sin.: shkurtabiqe, shkurtaqe, shtatshkurtër.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKURTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur ia zvogëloj diçkaje gjatësinë Shkurtimi i afateve. Shkurtimi i ditës (i natës). Ka vend për shkurtime. 2. Heqja e një pjese nga një tekst …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKÚRTJ/E,~A f., bised. Ditët a çastet e fundit të jetës, fundi, vdekja. I erdhi shkurtja.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKURT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ia zvogëloj diçkaje gjatësinë a lartësinë, e bëj më të shkurtër. Shkurtoj drutë. Shkurtoj këmbët e tryezës. Shkurtoj flokët. Shkurtoj perdet (fus…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKURTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Rrugë që të nxjerr më shkurt. Doli nga shkurtorja. I ra shkurtores. 2. libr. Përmbledhje e një vepre, teorie etj. Lexoi vetëm shkurtore. Libri kish…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKURTÚAR (i, e) mb. 1. Që është më pak i gjatë se zakonisht, që është shkurtuar. Orar i shkurtuar. Flokë të shkurtuar.2. Që i është më i përmbledhur, që i janë hequr disa pjesë (z…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKÚRT/Ë,~JAI f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Coturnix coturnix) Zog shtegtar që i ngjan thëllëzës, me pendë të murrme e lara-lara, me këmbë të shkurtra dhe me mish shumë të shijshëm; s…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKÚRT/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT 1. Petk i sipërm prej shajaku ose prej pëlhure, i hapur përpara e me mëngë, që arrin deri mbi gju ose deri në mes (sipas krahinave); mëngore a gunë e s…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKÚRTËR (i, e) mb. 1. Që e ka gjatësinë më të vogël në krahasim me gjatësinë e zakonshme a me gjatësinë e nevojshme ose në krahasim me një send tjetër; jo i gjatë; kund. i gjatë. …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKÚRTËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Short që hidhet me disa fije druri, kashte etj., njëra nga të cilat është më e shkurtër se të tjerat. Shtinë (hodhën) shkurtëzën. I ra shkurtëza. 2. z…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë