Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHKURT,~II m. Muaji i dytë i vitit, që vjen pas janarit. Të ftohtët e shkurtit. Java e parë e shkurtit.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKURT,~III m. sh. ~E, ~ET Djalë a burrë me trup të shkurtër, shkurtalaq. Djalë shkurt.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKURT ndajf. 1. Duke shkuar nëpër rrugën më të shkurtër për të arritur diku, nga është rruga me e shkurtër, andej nga del me afër (e shoqëruar ose jo me parafjalën «për»); kund. g…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKURTÁK,~E mb., mospërf. Që është i shkurtër, me trup të shkurtër; shkurtabiq. Djalë shkurtak. E reja ishte pak shkurtake.✱Sin.: shkurtaq, shkurt, shtatshkurtër, cumrrak, minuk, g…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKURTÁN,~E mb. Që e ka trupin të shkurtër, shkurtalaq, shkurtac. Djalë shkurtan. Është shumë shkurtane.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKURTÁQ/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Fjala e fundit (kur bëjnë pazar). Fol shkurtaqen! Sa e ke shkurtaqen? 2. shih SHKURTJ/E,~A. I erdhi shkurtaqja.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKURTÁQ/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET Grua me shtat të shkurtër, shkurtabiqe (edhe mospërf). Grua shkurtaqe.✱Sin.: shkurtaqe, shkurte, shtatshkurtër.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKÚRTAS ndajf. 1. Shkurt, me pak fjalë. E tregoi shkurtas. 2. Shtiem shkurtas: hedhim shkurtëzën. ✱Sin.: përmbledhur, përmbledhtas, përbledhtazi, shkurt, shkurtazi, shkurtimisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKÚRTAZI ndajf. Në mënyrë të përmbledhur, shkurtas. I ra bisedës shkurtazi.✱Sin.: përmbledhur, përmbledhtas, përbledhtazi, shkurt, shkurtas, shkurtimisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKÚRT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised. 1. I shkurtë. 2. Shkurtaqe. Sa e ka shkurten ky dash?
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKURTÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT gjuh. Fjalë e formuar nga bashkimi i rrokjeve, i tingujve a i shkronjave të para të një togu fjalësh (p.sh. ATSH-ja, SMT-ja etj.).
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKÚRTIC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Grua a vajzë e shkurtër dhe jo e hijshme. Gruan e kishte një shkurticë.✱Sin.: shkurtabiqe, shkurtaqe, shtatshkurtër.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKURTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur ia zvogëloj diçkaje gjatësinë Shkurtimi i afateve. Shkurtimi i ditës (i natës). Ka vend për shkurtime. 2. Heqja e një pjese nga një tekst …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKÚRTJ/E,~A f., bised. Ditët a çastet e fundit të jetës, fundi, vdekja. I erdhi shkurtja.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKURT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ia zvogëloj diçkaje gjatësinë a lartësinë, e bëj më të shkurtër. Shkurtoj drutë. Shkurtoj këmbët e tryezës. Shkurtoj flokët. Shkurtoj perdet (fus…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKURTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Rrugë që të nxjerr më shkurt. Doli nga shkurtorja. I ra shkurtores. 2. libr. Përmbledhje e një vepre, teorie etj. Lexoi vetëm shkurtore. Libri kish…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKÚRT/Ë,~JAI f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Coturnix coturnix) Zog shtegtar që i ngjan thëllëzës, me pendë të murrme e lara-lara, me këmbë të shkurtra dhe me mish shumë të shijshëm; s…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKÚRT/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT 1. Petk i sipërm prej shajaku ose prej pëlhure, i hapur përpara e me mëngë, që arrin deri mbi gju ose deri në mes (sipas krahinave); mëngore a gunë e s…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKÚRTËR (i, e) mb. 1. Që e ka gjatësinë më të vogël në krahasim me gjatësinë e zakonshme a me gjatësinë e nevojshme ose në krahasim me një send tjetër; jo i gjatë; kund. i gjatë. …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKÚRTËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Short që hidhet me disa fije druri, kashte etj., njëra nga të cilat është më e shkurtër se të tjerat. Shtinë (hodhën) shkurtëzën. I ra shkurtëza. 2. z…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë