Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHKURRÁJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Pyll i dendur me shkurre e kaçuba, shkorret, shkurrnajë, zgorre. Iu soll shkurrajës rreth e qark. Humbi nëpër shkurrajë. U fsheh në shkurrajë✱Sin.: gre…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKURRÁK,~E mb., bot. 1. Që është si shkurre, që rritet si shkurre. Bimë (bimësi) shkurrake. Arrs shkurrak. Kërcell shkurrak. Fruta shkurrake.2. fig. Që është i dendur dhe i shkurt…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKÚRR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. bot. (lat. Frutex) 1. Bimë me kërcell të drunjtë, pa trung, që degëzohet që në rrënjë dhe që nuk rritet shumë e lartë, dushnezë, gëmushë. Kullotë me …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKURRÍM, ~I m. sh. ~E, ~ET Veprim kur pres shkurret. Shkurrrimi i sharmashekut.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKURRÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Sipërfaqe e veshur me shkurre e driza, shkorret, shkurrnajë, imshtajë. U zhduk nëpër shkurrishtë. Ecte me kujdes në atë shkurrishtë. U shtri në shkur…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKURRÍT (SHKURRÍS) vep., ~A, ~UR kal. Pres shkurret deri në rrënjë; hap rrah në një shkorret. E shkurritën të gjithë kodrën.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKURRNÁJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Hapësirë e mbuluar me shkurre e driza, shkorret, shkurrishtë, shkurrajë. Shkurrnajë me gjemba. Mori rrugën drejt shkurrnajës. Shkurrajë e shpeshtë.✱Si…
Shfaq përkufizimin e plotë →►SHKURR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Shkundem, mbetem pa gjë; rrënohem. U shkurrua nga xhepi (nga të gjitha).
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKURRÓR,~E mb., bot. (lat. Fruticosus, Frutescens, Fruticans) Që ngjan me shkurren ose që bëhet si shkurre nga degët e drunjëzuara. Bimësia shkurrore. Fruta shkurrore. Brezi shkur…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKURRÚAR (i, e) mb. Që është i shkurruar. Shkurre e shkurruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë