Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHKÚRR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. bot. (lat. Frutex) 1. Bimë me kërcell të drunjtë, pa trung, që degëzohet që në rrënjë dhe që nuk rritet shumë e lartë, dushnezë, gëmushë. Kullotë me bar e shkurre. Lëndinë e rrethuar nga shkurret. Zhvillohet si shkurre. U struk nëpër shkurre. U fsheh poshtë një shkurreje.
2. bot. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta që tregojnë lloje të ndryshme të kësaj bime. Shkurre qilimformuese (lat. Frutex mattaceus) shkurre ose bimë drunore me rritje të ulët që shtrihet mbi sipërfaqen e tokës. Shkurre xhuxhe (lat. Nanofritex, frutex nanosus) Shkurrëz me rritje të ulët deri në 50 cm
2. përmb. Pyll i imët, imshtë; shkorret, shkurrishtë. E kërkoi në shkurre. E kaloi natën nëpër shkurre. Jeton në atë shkurre.
✱Sin.: dushnezë, ferrë, gëmushë, çufër, gajushë, grehull, gjazë, kaçubë, rrozgë, krëndishtë, zgorre, shkorret, shkurrishtë, shkurrnajë.
SHKURRÁJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Pyll i dendur me shkurre e kaçuba, shkorret, shkurrnajë, zgorre. Iu soll shkurrajës rreth e qark. Humbi nëpër shkurrajë. U fsheh në shkurrajë✱Sin.: gre…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKURRÁK,~E mb., bot. 1. Që është si shkurre, që rritet si shkurre. Bimë (bimësi) shkurrake. Arrs shkurrak. Kërcell shkurrak. Fruta shkurrake.2. fig. Që është i dendur dhe i shkurt…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKURRÍM, ~I m. sh. ~E, ~ET Veprim kur pres shkurret. Shkurrrimi i sharmashekut.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKURRÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Sipërfaqe e veshur me shkurre e driza, shkorret, shkurrnajë, imshtajë. U zhduk nëpër shkurrishtë. Ecte me kujdes në atë shkurrishtë. U shtri në shkur…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKURRÍT (SHKURRÍS) vep., ~A, ~UR kal. Pres shkurret deri në rrënjë; hap rrah në një shkorret. E shkurritën të gjithë kodrën.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKURRNÁJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Hapësirë e mbuluar me shkurre e driza, shkorret, shkurrishtë, shkurrajë. Shkurrnajë me gjemba. Mori rrugën drejt shkurrnajës. Shkurrajë e shpeshtë.✱Si…
Shfaq përkufizimin e plotë →►SHKURR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Shkundem, mbetem pa gjë; rrënohem. U shkurrua nga xhepi (nga të gjitha).
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKURR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. dhe jokal. 1. E shkulloj, e shkund. 2. fig. I mbaroj a i harxhoj të gjitha, e shkund; humbas të gjitha fuqitë, këputem. E shkurroi dyqanin. Ua shkur…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKURRÓR,~E mb., bot. (lat. Fruticosus, Frutescens, Fruticans) Që ngjan me shkurren ose që bëhet si shkurre nga degët e drunjëzuara. Bimësia shkurrore. Fruta shkurrore. Brezi shkur…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKURRÚAR (i, e) mb. Që është i shkurruar. Shkurre e shkurruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë