Fjalori
SHKUNDEM

SHKÚND/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Shkëputet nga vendi dhe bie poshtë vetiu, nga era a kur e prekim (për kokrrat e drithërave dhe për gjethet); mbetet pa kokrra a pa gjethe (për kallinjtë, për drurët etj.). U shkund gruri. U shkundën kallinjtë. U shkund dushku (mani). U shkundën ullinjtë.
2. vetv. Tund rrobatkam veshur ose u bie fort me duar që t'u ikë pluhuri a ndonjë papastërti tjetër. Shkundu, se je bërë me miell! Mos u shkund këtu!
3. vetv. Bëj disa lëvizjehovshme e të shpejtagjithë trupit sikurkalon një dridhje e fortë; vet. v. III shpupuritet (për shpendët); tundem fort. U shkund një herë dhe tha... Shkundën dhentë. Shkundën patat (rosat, pulat). U shkundën xhamat. Tundeshin e shkundeshin duke qeshur.
4. fig., vetv. Gjallërohem, vihemlëvizje, dal nga plogështia e mefshtësia dhe bëhem luftarak; mbledh fuqitë e mia, bëhem i vetëdijshëm për përgjegjësitë e detyrat e mia; vijvete, heq dorë nga pikëpamjet, qëndrimet e sjelljet e gabuara; tundem. Ka nevojëshkundet ca. U shkundën i madh e i vogël. Të shkundemi nga pluhuri i së kaluarës (nga plogështia)! Shkundu një herë!
5. fig., vetv. I prishgjitha paratëkam, mbetem pa një lek; i harxhojgjitha ushqimetkam a i shesgjitha plaçkat e shtëpisë, mbetem pa gjë a me fare pak gjërashtëpi. U shkund fare. U shkund nga xhepi (nga ushqimet, nga zahiretë). 6. fig. Humbas aftësinë për të menduar e për të arsyetuarmënyrëshëndoshë, më rrjedhin trutë, matufosem, rrjedh. U shkund fare (nga trutë).
Sin.: trandem, tundem, lëkundem, shkundullohem, lëviz, boshatisem, shkurroj; përmblidhem, matufosem, rrjedh, çndryshkem, gjallërohem, përtërihem, kapistallem.
*Është shkundur nga *trutë (dikush). M’u shkundën (m’u shkrëndën) *zorrët. *Tundet e shkundet (dikush).


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: SHKUND
SHKUND

SHKUND vep., ~A, ~UR kal. 1. Tund me forcë një pemë ose godas me shkop degët e saj që të bien kokrrat e pjekura. Shkund manin (dardhën). Shkund ullinjtë. Shkund me purtekë. I ka shkundur era.
2. Tund me forcë rrobat, qilimat etj. ose i rrah me shkop a me diçka tjetër që t'u ikë pluhuri e t'u bien papastërtitë; bëj që të shkëputet e të bjerë diçka nga një send, duke e tundur këtë me forcë. Shkund rrobat (çarçafët, qilimin, mbulesën e tryezës). Shkund thesin. Shkund shportën e bukës. Shkund llullën (çibukun). Shkund hirin e cigares. Shkund thërrimet nga përparësja. Tjetër i shkund, tjetër i ha. (fj. u.).
3. E kthej menjëherë dhe e pi derifund, s'lë asnjë pikë, e shkulloj, e shpik, e përmbys (zakonisht për gotën a shishen me pije alkoolike). E shkundi gotën menjëherë. I shkundën shishet.
4. fig., bised. I marr e i harxhoj a i shpërndajgjitha ç'ka brenda një send, një enë, një vend etj. ose marr a harxhoj një sasi shumëmadhe prej tyre; e zbraz fare diçka, e lë pa gjë (zakonisht për paratë, për plaçkat e mallin e shtëpisë etj.); e detyroj dikë që të harxhojë shumëholla a ushqime për mua. E shkundi qesen (kuletën). I shkundi xhepat. E shkundi shtëpinë. E shkundi hambarin. I shkundën dyqanet blenë shumë gjëra. Na shkundi fare.
5. fig. Rrëzoj me forcë një pushtet shtypës a një sundimhuaj; përmbys. E shkundën zgjedhën e huaj (robërinë).
6. fig. E gjallëroj dikë, e vë në lëvizje, e bëjmendojë e të veprojë duke e nxjerrë nga plogështia e nga mefshtësia; e bëjvetëdijshëm për përgjegjësinë që ka, e sjellvete, e bëj që të heqë dorë nga pikëpamjet, qëndrimet e sjelljet e gabuara. E shkundi kritika (fletërrufeja). E shkundi nga gjumi (nga plogështia). Duhen shkundur mirë burokratët.
Sin.: trand, tund, lëkund, shpluhuroj, pastroj, shkundulloj, shungulloj; shkulloj, shkurroj, shpik, kthej, zbraz, përmbys, rrëkëllej, boshatis,cirkoj; çuk, përmbledh; rrëzoj, çndryshk, gjallëroj, përtërij.
Është shkund e pa mbledhur (dikush) keq. nuk ështërregull nga mendja, ka shkarë, nuk ështëvete; është i marrë, është budalla; është shkundur nga trutë; ka një dërrasë mangët; ka një vidhë (një burgji) mangët; s’është tamam (nga koka). Sa *munda (aq) shkunda. I peshon *arrat pa i shkundur (dikush). Ia ka shkundur era *trutë (dikujt) mospërf. Shkund *pemët e të tjerëve (dikush). I shkund (i heq) *pluhurin (diçkaje). E shkundi (e thau, e vrau) *qesen (dikush). E shkundi *thesin (dikush). I shkundi (i zbrazi) *xhepat (dikush). *Tund e mos shkund (dikush).


Rezultate të ngjashme

SHKUND vep., ~A, ~UR kal. 1. Tund me forcë një pemë ose godas me shkop degët e saj që të bien kokrrat e pjekura. Shkund manin (dardhën). Shkund ullinjtë. Shkund me purtekë. I ka sh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKUNDADÍM/ËR,~RI m. Tri ditë të ftohta në fund të marsit a në fillim të prillit, që, sipas besëtytnive, janë shfaqja e fundit e forcës së dimrit kur vjen pranvera; plakat.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKÚNDJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur shkund me forcë një pemë. Shkundja e ullinjve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKUNDULLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Dridhje e fortë e tokës, e shoqëruar me oshtimë. Shkundullimë e fuqishme. U ndje një shkundullimë. Shembeshin gurët nga mali me shkundullimë. 2. …

Shfaq përkufizimin e plotë →

►SHKUNDULL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Shkundem fort (nga plogështia etj.). 2. pës. e SHKUNDULLÓJ.Sin.: trandem, tundem, shkundem.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKUNDULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E tund dhe e shkund me forcë. Era shkundullonte lisat. E kapi dhe e shkundulloi.Sin.: trand, shkund, tund, shih shpik, shkulloj, zbraz.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKÚNDUR (i, e) mb. 1. Që ka rënë përtokë pas shkundjes (për kokrrat e pemëve, të drithërave etj.); që i kanë rënë kokrrat pasi e kanë shkundur (për pemët, për kallinjtë etj.). Ull…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKUNDËRM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR Kundërmon, lëshon erë të mirë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKÚNDËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që shkund ullinjtë. Shkundësit e ullinjve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.