Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHKUMËZÚAR (i, e) mb. 1. Që është i mbuluar me shkumë, që nxjerr a bën shkumë, që ka shkumë. Valët (dallgët) e shkumëzuara. Det (lumë) i shkumëzuar. Qumësht i shkumëzuar.
2. Që nxjerr shkumë nga goja (nga lodhja e madhe, nga të folurit gjatë a me zemërim, nga ndonjë sëmundje etj.). Kuaj të shkumëzuar. Me gojë të shkumëzuar.
3. fig. Që bën si i tërbuar nga inati (për njerëzit).
SHKUMËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. vet. v. III Mbulohet me shkumë, nxjerr a bën shkumë. Shkumëzojnë dallgët (valët). Shkumëzon deti (lumi). Shkumëzon birra (shampanja).
2. kal. E bëj diçka me shkumë, u shkoj sapun rrobave. Shkumëzoj rrobat në govatë.
3. Nxjerr shkumë nga goja (nga lodhja e madhe, nga të folurit gjatë a me zemërim, nga ndonjë sëmundje etj.). Qetë (kuajt) shkumëzonin.
4. fig., kryes. v. III Bën si i tërbuar, bërtet e çirret nga inati. Shkumëzonte nga inati. Dridhej e shkumëzonte.
✱Sin.: sapunis; rraskapis; tërbon, tërbohet, shkulmon, zien, bërtet.
SHKÚM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Shtresë e bardhë shumë e shkrifët prej bulëzash të dendura, që formohet mbi sipërfaqen e ujit a të një lëngu tjetër kur trazohet a tundet, kur valon, k…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKUMËDÁLË mb. Shkumëngarë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKUMËMÁDH,~E mb. Shkumëngarë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKUMËNGÁRË mb. 1. Që vuan nga sëmundja e tokës, që e nget shkuma; si mallk. që e ngaftë shkuma. 2. si em. Sipas kuptimit të mbiemrit. Lëre, mos e nga, shkumëngarin!
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKÚMËS,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Gur gëlqeror i butë dhe i bardhë, i formuar prej guaskash ose prej bimësh njëqelizore të detit, që përdoret në degë të ndryshme të industrisë kimike et…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKÚMËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. (lat. Saponaria officinalis L.) Bimë barishtore shumëvjeçare, e lartë afër një metër, me kërcell të drejtë, me gjethe vezake e me lule ngjyrë trën…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKUMËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur mbuloj me shkumë. Shkumëzimi i valëve.2. Shkuma që ngrihet kur shkumëzon diçka. Shkumëzime të bardha. Përroi rrjedh me shkumëzime.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKUMËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. vet. v. III Mbulohet me shkumë, nxjerr a bën shkumë. Shkumëzojnë dallgët (valët). Shkumëzon deti (lumi). Shkumëzon birra (shampanja). 2. kal. …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKUMËZÓR,~E mb., poet. Që është me shkumë, që shkumëzon. Dallgët (valët) shkumëzore. Rrjedhë e bardhë shkumëzore.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKUMËZÚES,~E mb. Që shkumëzon, që nxjerr shkumë. Valë (dallgë) shkumëzuese. Verë shkumëzuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë