Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►SHKÚL/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Shpërngulem nga një vend, ndërroj vendin e banimit, lë vendin; kund. ngulem. U shkulën nga vatrat e tyre (nga malësia, nga fshati). U shkul me rrënjë e me degë.
2. edhe fig., vetv. Ngrihem e shkoj nga vendi ku jam, shqitem, shkëputem; kund. ngulem; ngrihem nga vendi ku jam e shkoj diku për një qëllim të caktuar (për një numër të madh njerëzish); kryes. v. III ikën, largohet. Nuk shkulej nga vendi (nga karrigia, nga minderi). Nuk shkuleshin nga llogoret. Ishte shkulur e gjithë Vlora (i tërë fshati) për ta pritur. Janë shkulur nga ana e anës (i madh e i vogël). Mezi u shkul. Nuk po shkulet dimri.
3. fig., vetv., vet. v. III Zhduket nga mendja a nga ndërgjegjja e dikujt një mendim ose një pikëpamje e ngulitur a një ndjenjë; zhduket me rrënjë një dukuri; çrrënjoset; kund. ngulet. Nuk shkulen lehtë paragjykimet fetare (zakonet prapanike). Nuk më shkulet nga kujtesa (nga mendja, nga zemra).
4. vetv. Qesh me të madhe, gajasem së qeshuri. U shkulëm gazit (së qeshuri). euf. Dal jashtë, kryej nevojën; më shkon bark.
5. pës. e SHKUL. Liri shkulet (nuk korret). Barërat e këqija është mirë të shkulen me gjithë rrënjë.
✱Sin.: shqitem, shkëputem, zbërthehem, luaj, çmendem; dyndem, shpërngulem, përshkulem, çrrënjoset, zhduket, hiqet, del, ikën, gajasem, shqyhem, fikem, bizgosem, purthem.
SHKUL,~III m. sh. ~E, ~ET 1. Shkulm. Shkul gjaku. I shkonin lotët shkul. Këndonte me shkul të zemrës.
2. si mb. Shumë i ngrohtë, i nxehtë, i valë. Uji ishte shkul. E përvëloi me ujë shkul. E kishte trupin shkul.
3. si ndajf. Shumë ngrohtë. Kjo pallto të mban shkul.
4. si ndajf. Duke hedhur valë, me valë (për ujin kur valon). Hiqe ujin se valoi shkul.
SHKUL vep., ~A, ~UR kal. 1. Nxjerr me forcë ose me një lëvizje të menjëhershme një gjë që është e ngulur a e futur diku; nxjerr me gjithë rrënjë një bimë etj.; nxjerr me vrull e me forcë diçka nga vend; kund. ngul. Shkul një hu (një shtyllë). Shkul gardhin. I shkuli pendët këndesit. Shkul thinjat (qimet). Shkul gozhdët. Shkul preshtë (qepët, hudhrat). Shkul lirin. Shkul barërat e këqija (hithrat, ferrat). Shkul një dhëmb (një dhëmballë). Shkul gurë me kazmë.
2. E heq menjëherë e me forcë, e shkëput nga vendi, shqit Shkuli derën. Mezi ia shkulën nga duart. Këtu të shkul era.
3. Tërheq diçka me forcë gati sa nuk e këput. Ia shkuli veshët. I shkuli faqet. Shkulte flokët (leshrat). Ia shkuli mjekrën.
4. fig. Heq krejtësisht nga mendja a nga ndërgjegjja e dikujt një mendim ose një pikëpamje të ngulitur, një ndjenjë etj.; e bëj ta harrojë fare diçka; zhduk me rrënjë një dukuri; çrrënjos; kund. ngul. I shkulim nga rrënjët besëtytnitë e paragjykimet fetare. Nuk ia shkulën dot nga zemra (nga mendja). Mezi ia shkulën nga koka.
5. fig. E detyroj dikë të ngrihet e të ikë nga vendi ku është, e përzë, e ndjek; e marr me vete me zor ose mezi e bind të vijë me mua. I shkulëm italianët nga Vlora. I shkulëm me zjarr nga llogoret. I shkulën nga fshati (nga vatrat e tyre). Kush e shkul atë që andej? Mezi e shkula nga shtëpia.
6. fig. Ia dal t'i shkëput dikujt një gjë; e bëj që të flasë. Ia shkuli lejen me pahir. Nuk i shkulën dot asnjë fjalë.
7. fig. Largoj, heq, shkëput (vështrimin, sytë). Nuk ia shkulte sytë.
8. fig. Më lodh e më mërzit me të thirrura e me të bërtitura ose me zhurmë të vazhdueshme, më bën që të më dhembë koka etj. Më shkuli nga mendtë (nga koka). Më shkuli mendjen e kokës (kokën). Na shkulën nga veshët.
9. E bëj të qeshë fort, e gajas; më mundon, më këput. Na shkuli gazit (së qeshuri). Më shkuli kolla.
10. fig., bised. Ia marr këngës bukur a i fryj bukur një vegle muzikore, e tund. Ia shkulën këngës që ç'ke me të. A ia shkulim një herë labçe? Shkulja një herë zamares ashtu si di vetë!
✱Sin.: shqis nduk, shkëpus, cimbidh; shqyej, tërheq, çrrënjos, përshkul, spastroj, zhduk, përandis, mbëltoj, artis; shih harr, tëharr; përzë, ndjek; largoj, heq, nxjerr, zbërthej, shpërngul, gajas, rraskapit, mundon, këput; tund.
♦Ngul hunj e shkul hunj (dikush) mospërf. *Ngul shkul (dikush). Shkula *barkun. Ia shkul (ia nxjerr) me *darë (dikujt). I shkuli *dhëmbët (dhëmballët) (dikujt). Shkul (çjerr) *faqet (dikush). Më shkuli (më këputi) *ijet (dikush) iron. Ia shkuli nga *koka (diçka). Na shkuli nga *mendtë (dikush). Ia shkuli nga *mendja (diçka). Na shkuli *mendjen e kokës (dikush). E shkul nga *rrënjët (me rrënjë) (dikë a diçka). I shkuli (i hoqi) *veshin (veshët) (dikujt). Të shkul *vetullat e të ha petullat (dikush) iron. E shkul nga *zemra (dikë a diçka). Më shkuli *zemrën (dikush). Më shkuli (më nxori) *zorrët (dikush a diçka) keq.
SHKULE-SHKÚLE ndajf. Dallgë-dallgë, vale-vale; gulfa-gulfa. I shkonte gjaku shkule-shkule.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë