Fjalori
SHKUES

SHKÚES,~I m. sh. ~, ~IT vjet., etnogr. Ai që dërgohej te njerëzit e vajzës për ta kërkuar nuse për dikë, ai që ndërmjetësonte për të bërë një fejesë; lajmës, mblesës. Dërgonin shkuesin. Vinte shkuesi.
Sin.: lajmës, mblesës, shkes, mblesëtar, ndërmjetës, krushqar, mesës, mestar, mesit, lyes, kallauz.


Rezultate të ngjashme

SHKÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET vjet., etnogr. Ajo që dërgohej te njerëzit e vajzës për ta kërkuar nuse për dikë, ajo që ndërmjetësonte për të bërë një fejesë; lajmëse, mblesëse.Sin.:

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që shoqërohet dhe shkon mirë me të tjerët; i shoqërueshëm; i afrueshëm. I shkueshëm me shokët (me të gjithë). Është fort i shkueshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKUESÍ,~A f. sh. ~, ~TË vjet., etnogr. Lidhja e krushqisë me anë të shkuesit, fejesa e krushqia që bëhej me shkues; puna e shkuesit; lajmësi, mblesëri. Martesë me shkuesi. Nuk mar…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.