Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►SHKRÝDHEM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. vet. v. III Shkrifet, shkriftohet, bëhet e butë. Me këtë shi u shkrydh toka.
2. Më shkrifet a më shpihet trupi; bëhem i zhdërvjellët; gjallërohem, çelem. Zuri të shkrydhej.
✱Sin.: shpihem, shkrifërohem, shkathtësohem, përtëritem.
SHKRYDH vep., ~A (u), ~UR kal. 1. Shkrif, e bëj të shkrifët; shprish. Shkrydh leshin. Shkrydh tokën. 2. edhe fig. Shkrif trupin duke bërë lëvizje të gjymtyrëve; e gjallëroj a e çel…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKRÝDHJ/E,~A f. Veprimi kur e shkriftëroj diçka. Shkrydhja e leshit. Shkrydhja e trupit (e muskujve). Bëj shkrydhjen. sport.✱Sin.: shpirje, shkrifërim, shkathtësim, përtëritje.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKRYDHTËSÍ,~A f. Të qenët i shkrydhët, vetia e diçkaje të shkrydhët. Shkrydhtësia e tokës.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKRÝDHËT (i, e) mb. 1. Që është i shkrifët dhe i butë, jo i ngjeshur; kund. i ngrydhët. Tokë e shkrydhët. Pilaf i shkrydhët. Bukë e shkrydhët. Gurabije e shkrydhët. 2. fig. I shka…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë