Fjalori
SHKRUMBTË

SHKRÚMBTË (i, e) mb. është djegur dhe është bërë shkrumb. Gjellë e shkrumbtë. Shtëpi e shkrumbët.
Sin.: i rreshkur; i tharë, i djegur, i zhuritur, ipërcëlluar, i përzhitur, i ciknosur, i shkrumbëzuar, i shkrumbosur; i vruguar.


Rezultate të ngjashme

SHKRUMÁN, ~E mb. Që është i etshëm, i djegur për ndonjë gjë. Djalë shkruman për dashuri.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKRUMB,~I m. 1. Lëndë e zezë, e thërrmueshme dhe me erë të veçantë, që mbetet kur digjen plotësisht sende të ndryshme (si leshi, buka, drithi, mishi etj.). Shkrumbi i fitilit të l…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKRUMBÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur e djeg plotësisht dçka. Shkrumbimi i pallatit. Shkrumbimi i mori gjithçka.Sin.: shkrumbëzim, shkrumbosje, zhuritje, përvëlim, përcëllim, dj…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►SHKRUMB/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. vet. v. III Digjet e bëhet shkrumb, zhuritet. U shkrumbua gjella (kafja). Iu shkrumbua shtëpia me gjithë ç'kishte brenda. U shkrumbua …

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKRUMB/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E djeg plotësisht, e zhurit, e bëj shkrumb e hi. E shkrumboi rrufeja. E shkrumboi gjellën.Sin.: huris, djeg, përcëlloj, shkrumbëzoj, shkrumbos, pë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKRUMBÓS vep., ~A, ~UR Shkrumboj. Zjarri e shkrumboi makinën.Sin.: shkrumboj, zhuris, djeg, përcëlloj, shkrumbëzoj, shkrumbos, përzhis, ciknos, përdjeg, përvëloj, zhuzhis, frugul…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►SHKRUMBÓS/EM jovep., A (u), ~UR Shkrumbohem. U shkrumbos shtëpia.2. pës. e SHKRUMBËZOJ. U shkrumbëzua makina nga i nxehti i madh.Sin.: shkrumbohem rreshkem, digjem, shkrumbëzohem…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKRUMBÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Shkrumbim. Shkrumbosja e kodrës.Sin.: shkrumbëzim, shkrumbosje, zhuritje, përvëlim, përcëllim, djegie; ciknosje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKRUMBÚAR (i, e) mb. 1. Që është djegur e është bërë shkrumb e hi, që është shkrumbuar. Kufoma të shkrumbuara. Kasolle të shkrumbuara. Tokë e shkrumbuar. Gjellë e shkrumbuar. 2. I…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKRUMBÚES,~E mb. Që të shkrumbon. Flakë shkrumbuese.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.