Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHKRÚAR (i, e) mb. 1 Që është shkruar, që është hedhur në letër, që është paraqitur a ngulitur me shkrim; që shkruhet a ngulitet me shkrim. Diskutim i shkruar. Ligje të shkruara e të pashkruara. Provë e shkruar. drejt. Gjuhë e shkruar (gjuh.).
2. I qëndisur; me lajlelule; që është pika-pika, i larmë; shumë i bukur, që është sikur e ka vizatuar njeri me dorë. Këmishë e shkruar. Çorape të shkruara. Nepërkë e shkruar. Pëllumb i shkruar. Me sy të shkruar me sy të larmë e shumë të bukur.
3. vjet. E paracaktuar, e thënë (sipas besimeve të kota). Ashtu kishte qenë e shkruar. Ashtu e kishte të shkruar.
✱Sin.: i daktilografuar, i regjistruar, i qëndisur, i larmë, i paracaktuar, shkrimor.
♦E ka të shkruar në *ballë (dikush). *Nepërkë e shkruar (shullëri) poet. *Pëllumb i shkruar poet.
SHKR/ÚAJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. edhe jokal. Paraqit tingujt e ligjërimit a ngulit fjalët me anë shenjash të posaçme grafike (me shkronja, me numra etj.) mbi sipërfaqen e diçkaje. Shkruaj emrin (datën, numrin e telefonit). Shkruaj në fletore (në pllakë, në gur, në rërë). Shkruaj në dërrasën e zezë. Për të shkruar gjuhën tonë. Shkruaj me kalem (me shkumës, me makinë). Shkruan me dorën e majtë. Shkruaj shpejt (ngadalë). Shkruaj qartë (bukur, me kujdes, pastër). Kjo penë nuk shkruan. Mësuan të shkruajnë.
2. Shënoj a shpreh një mendim ose diçka tjetër me shkrim; hartoj një vepër letrare, shkencore etj.; hedh në letër ato që dua t'i kumtoj dikujt; i dërgoj letra dikujt. Shkruaj një letër (një raport, një hartim). Shkruaj kujtimet. Shkruan tregime (vjersha, drama). Ka shkruar një libër (një studim, një artikull). Shkruan për të vegjlit (për të rinjtë). Ai shkruan se... U shkruaj prindërve (shokëve). Shkruan bukur.
3. bised. Shënoj në një listë a në një fletore të posaçme, regjistroj. Shkruaj pajtimtarë. E ka shkruar i ati të vogël. E shkruan ushtar. Ia shkruan të tëra. Ç’kishte në shtëpi.
4. bised. Qëndis; zbukuroj me vizatime të ndryshme. Shkruaj këmishën. Shkruaj me gjilpërë. E kishte shkruar martinën.
5. bised. shih SHËNOJ 1. Ua shkroi linë fëmijëve.
✱Sin.: daktilografoj, regjistroj, protokolloj, shënoj, mbaj shënim, përpiloj, hartoj, hedh, bëj, thur, godis, bis. qëndis, qep; mbush,. nxij; zbukuroj, këndon, thotë, radhis.
♦ *Shih e shkruaj! E shkruaj në *akull (diçka). E kam shkruar në *mur (diçka). E shkruaj në *rërë (diçka) iron. E shkruaj në *ujë (diçka). *Vetë shkruan e vetë vulos (dikush).
SHKR/ÚAJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. edhe jokal. Paraqit tingujt e ligjërimit a ngulit fjalët me anë shenjash të posaçme grafike (me shkronja, me numra etj.) mbi sipërfaqen e diçkaje.…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë