Fjalori
SHKRONJOR

SHKRONJÓR,~E mb., libr. 1. Që ka të bëjë me shkrimin. Rend shkronjor.

2. Që shprehet a që shënohet me shkronja; që kryhet me shkronja. Mesazh shkronjor. Mosbarazim shkronjor. (mat.) Shprehje shkronjore. (mat.) Njehsim shkronjor. (mat.) Përbërje shkronjore. (gjuh.) përbërje tingullore. Shkrim shkronjor (gjuh.) shkrim alfabetik. Sistem shkronjor (gjuh.).

3. fig. Që ka vlera të veçanta, që shenjohet me shkonja për rëndësinë që ka. Urë kulturore e shkronjore. Epope shkronjore e atij shkrimtari. Monument shkronjor.



Rezultate të ngjashme

SHKRÓNJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Simbol ose shenjë që përfaqëson në mënyrë konvencionale një tingull të nyjëtuar. Shkronja “sh”. Shkronja dore (shtypi). Fillohet me shkronjë të madhe…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKRONJËBÁRDHË mb., bised. Fatbardhë, punëbardhë, fatmirë; kund. shkronjëzi. Prind shkronjëbardhë. Vajzë shkronjëbardhë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKRONJËBÁRDHË,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që e ka fatin e bardhë; kund. shkronjëzi. Shkronjëbardhit i ndriti fati.Sin.: fatmirë, fatbardhë, ditëbardhë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKRONJËBÁRDHË,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që e ka fatin e bardhë. Cila është kjo shkronjëbardha? Sin.: fatmirë, fatbardhë, ditëbardhë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKRÓNJËS mb., vet. m. Patëllxhanës. Fik shkronjës. Shkronjësit janë shumë të ëmbël.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKRONJËTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET gjuh., vjet. Gramatikë. Shkronjëtore e gjuhës shqipe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKRÓNJËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. vjet. Shkronjë e vogël. Shkronjëz e madhe (e vogël).2. kryes. sh. Zbukurime të ndryshme (në veshje, orenditë shtëpiake); lajlelule. Zbukuruar me shkr…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKRONJËZÉ/ZË,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që e ka fatin e zi; kund. shkronjëbardhë. Ah, moj shkronjëzeza ti! Sin.: fatizezë, fatkeqe, fatmjerë, ditëzezë, derëzezë, orëzezë, orëvdekur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKRONJË/ZÍ,~ZÉZË mb., bised. Fatzi, punëzi, fatkeq; kund. shkronjëbardhë. Burrë shkronjëzi. Grua shkronjëzezë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKRONJË/ZÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË Ai që e ka fatin e zi; kund. shkronjëbardhë. Ai shkronjëzi jetonte vetëm. Sin.: fatzi, fatkeq, fatmjerë, ditëzi, derëzi, orëzi, orëvdekur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.