Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHKRI/J vep., ~VA, ~RË 1. kal. Bëj që një trup të kalojë nga gjendja e ngurtë në gjendje të lëngët duke e ngrohur ose duke e nxehur; tret; jokal., vet. v. III kalon nga gjendja e ngurtë në gjendje të lëngët nën veprimin e ngrohtësisë; kund. ngrin. E shkriu akullin dielli. Shkrij gjalpin (dhjamin, dyllin). Shkriu dëbora maleve. Metalet shkrijnë në temperatura të larta.
2. jokal., fig. Bën shumë vapë, djersij shumë nga vapa. - Shkrimë këtu, qenka vapë e madhe.
3. kal., edhe fig. Bashkoj dy a më shumë gjëra në një gjë të vetme. Shkrij dy mësime në një. Shkrij në një leksion dy tema.
4. kal., fig. E bëj të pushojë veprimtarinë në një institucion a çfarëdo lloj organizmi. Shkrij dy fakultete. Shkrij dy klasa. Shkrij grupin e vlerësimit të brendshëm.
5. kal., fig. I çoj në zero të gjitha të hollat, e harxhoj gjithë pasurinë; e jap të gjithë pa asnjë kursim. I shkriu të gjitha paratë. Shkriu tërë pasurinë. Shkrinë të gjitha forcat (dituritë). Shkrinë gjithë mjeshtërinë e tyre.
6. kal. Shkrif, shkrydh, shpij (për trupin dhe pjesët e tij). Shkrij këmbët pranë zjarrit. Zjarri të shkrin kockat.
7. jokal., fig., bised. Më ikën frika, çlirohem nga një ankth a nga një shqetësim i madh; qetësohem. Kur dëgjoi të vërtetën, shkriu. I shkriu zemra (gjaku).
8. kal., fig., bised. E bëj dikë të qeshë me të madhe. Na shkriu në gaz. - Na shkrive fare! (edhe iron.).
9. kal., fig., bised. E bëj diçka shumë të mirë, e bëj për merak, e qaj (zakonisht për gjellët). E paska shkrirë këtë tavën. E ka shkrirë fare.
✱Sin.: tres, përtret, cërrit, kulloj, djersij, zbraz, harxhoj, shpenzoj, shkapërderdh, derdh, gajas, shkumëzoj, shkrif, shtrydh, shpij, bashkoj, puq, lidh, puthit, ngjis, bashkëshkrij, ha, prish.
♦ (Jam) *ngrij shkrij. Shkriu *akulli. Shkrij (thyej, çaj) *akullin. Më shkriu *gjaku. Më shkriu *gjakun (dikush a diçka). Shkriu *jetën (dikush). Më shkrinë *kockat. Më shkriu *zemra.
SHKRI/J vep., ~VA, ~RË 1. kal. Bëj që një trup të kalojë nga gjendja e ngurtë në gjendje të lëngët duke e ngrohur ose duke e nxehur; tret; jokal., vet. v. III kalon nga gjendja e ngurtë në gjendje të lëngët nën veprimin e ngrohtësisë; kund. ngrin. E shkriu akullin dielli. Shkrij gjalpin (dhjamin, dyllin). Shkriu dëbora maleve. Metalet shkrijnë në temperatura të larta.
2. fig., jokal. Bën shumë vapë, djersij shumë nga vapa. - Shkrimë këtu, qenka vapë e madhe.
3. edhe fig., kal. Bashkoj dy a më shumë gjëra në një gjë të vetme. Shkrij dy mësime në një. Shkrij në një leksion dy tema.
4. fig., kal. E bëj të pushojë veprimtarinë në një institucion a çfarëdo lloj organizmi. Shkrij dy fakultete. Shkrij dy klasa. Shkrij grupin e vlerësimit të brendshëm.
5. fig., kal. I çoj në zero të gjitha të hollat, e harxhoj gjithë pasurinë; e jap të gjithë pa asnjë kursim. I shkriu të gjitha paratë. Shkriu tërë pasurinë. Shkrinë të gjitha forcat (dituritë). Shkrinë gjithë mjeshtërinë e tyre.
6. kal. Shkrif, shkrydh, shpij (për trupin dhe pjesët e tij). Shkrij këmbët pranë zjarrit. Zjarri të shkrin kockat.
7. fig., bised., jokal. Më ikën frika, çlirohem nga një ankth a nga një shqetësim i madh; qetësohem. Kur dëgjoi të vërtetën, shkriu. I shkriu zemra (gjaku).
8. fig., bised., kal. E bëj dikë të qeshë me të madhe. Na shkriu në gaz. - Na shkrive fare! (edhe iron.).
9. fig., bised., kal. E bëj diçka shumë të mirë, e bëj për merak, e qaj (zakonisht për gjellët). E paska shkrirë këtë tavën. E ka shkrirë fare.
✱Sin.: tres, përtres, cërris, kulloj, djersij, zbraz, harxhoj, shpenzoj, shkapërderdh, derdh, gajas, shkumëzoj, shkrif, shtrydh, shpij, bashkoj, puq, lidh, puthis, ngjis, bashkëshkrij, ha, prish.
♦ (Jam) *ngrij shkrij. Shkriu *akulli. Shkrij (thyej, çaj) *akullin. Më shkriu *gjaku. Më shkriu *gjakun (dikush a diçka). Shkriu *jetën (dikush). Më shkrinë *kockat. Më shkriu *zemra.
SHKRÍRËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që punon për shkrirjen e metaleve. Shkrirësit e çelikut (e bakrit). Shkrirësit e serës (e squfurit, e rrëshirave). 2. tek. Lëndë që hidhet në furrna…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKRÍRËS,~E mb. Që shërben për të shkrirë. Makineri shkrirëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKRÍRËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që punon për shkrirjen e metaleve. Shkrirësit e çelikut (e bakrit). Shkrirësit e serës (e squfurit, e rrëshirave). 2. tek. Lëndë që hidhet në furrna…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKRÍRËS,~E mb. Që shërben për të shkrirë. Makineri shkrirëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKRÍRËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që punon për shkrirjen e metaleve.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKRÍRËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që punon për shkrirjen e metaleve.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKRÍRËZ,~A f. sh. ~A, ~AT elektr. Siguresë me një përcjellës që shkrihet kur kalon nëpër të një rrymë më e fortë se rryma e zakonshme e rrjetit. Shkrirëz në trajtë fisheku.

Shfaq përkufizimin e plotë →SHKRÍRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur e bëjmë të lëngët një trup. Shkrirja e akullit. Shkrirja e kallajit (e qelqit, e serës).2. Veprimi kur bashkojmë dy a më shumë gjëra në n…

Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë