Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHKRÉPSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që është i gjallë, i shkathët, i zhdërvjellët; që i punon mendja e goja, që i kap gjërat shpejt e di të përgjigjet menjëherë e bukur. Fëmijë i shkrepshëm. Të rinj të shkrepshëm.
2. fig. Që është i zoti, shkathët, i aftë. E kishte të shkrepshëm shumë djalin e vogël.
3. fig. Që është i shpejtë, i menjëhershëm. Evokim i shkrepshëm.
SHKREP vep., ~A, ~UR 1. kal. Përplas dy sende dhe bëj që të nxjerrin shkëndija; i fërkoj fort që të ndizen mirë. Shkrep çakmakun. Shkrep dhjetë fije shkrepëse. Shkrep zjarrin. Shkr…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKREPI,~I m. sh. ~A, ~AT Shkëmb me majë të mprehtë e të zhveshur; krep. Kaloi nëpër shkrepa. Shkrep me shkrep. E gjeti majë një shkrepi. ✱Sin.: karpë, krep, rragam.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKREPII, ~I m. zakon. nj., mjek. 1. Kërreç, ngërç, ngërth. E kapi shkrepi.2. Spazmë, konvulsion. Kaloi një shkrep.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKRÉPA,~T f. vet. sh. Mielli i trashë që mbetet në sitën e hollë pasi t’i jetë hequr maja; miell i ashpër, krunde. Shkrepat e miellit.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKRÉPA,~T f. vet. sh. Mielli i trashë që mbetet në sitën e hollë pasi t’i jetë hequr maja; miell i ashpër, krunde. Shkrepat e miellit.
Shfaq përkufizimin e plotë →►SHKRÉP/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Shkrehet arma apo një aparat vetiu, pa e prekur askush. Iu shkrep arma në dorë. Iu shkrep aparati në çantë. 2. vetv., vet. v. I…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKRÉPJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Përplasja e dy sendeve për të nxjerrë shkëndija; përpjekje. Shkrepja e çakmakut. 2. Veprimi kur shkrepim grurin dhe e ndajmë nga krundet; sitje. Shkr…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKREPÓR,~E mb. Që është me shkrepa. Vende shkrepore. Bjeshkë shkrepore.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKRÉPUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Shkrepje. Nuk u ndez me të shkrepurën e parë. 2. kryes. sh. Mjete që shërbejnë për të ndezur një zjarr, një cigare etj. Bleu ca të shkrepura.…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKRÉPUR,~IT (të) as. E shkrepur; tekë. E ka me të shkrepur e bën kur i mbushet mendja.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë