Fjalori


Rezultate të ngjashme

►SHKOMBËTARIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Mbetem pa kombësi; humbas tiparet e një kombi. Janë shkombëtarizuar dikur e sot nuk ekzistojnë si kombe. 2. pës. e SHKOMBËTARIZÓJ…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKOMBËTARIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Bëj që të humbasin tiparet dalluese të një kombi (gjuha, kultura, zakonet); kund. kombëtarizoj. Përpjekjet për ta shkombëtarizuar vendin.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKOMBËTARIZÚAR (i, e) mb. Që është shkombëtarizuar, që ka humbur tiparet themelore të kombësisë. Popuj të shkombëtarizuar. Vise të shkombëtarizuara.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKOMBËTARIZÚES,~E mb. Që synon shkombëtarizimin, që shkombëtarizon. Synime shkombëtarizuese. Praktika shkombëtarizuese.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.