Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHKODRÁN,~E mb. Që ka të bëjë me Shkodrën ose me shkodranët, që është karakteristik për Shkodrën ose për shkodranët, i Shkodrës ose i shkodranëve; që është krijuar nga shkodranët. Rinia shkodrane. Shtëpitë shkodrane. Veshje shkodrane. Këngë shkodrane. Ahengu shkodran. Skuadra shkodrane. Gatimi shkodran.
SHKODRÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET 1. Banore vendëse nga Shkodra ose ajo që e ka prejardhjen nga Shkodra. Shkodrane e vjetër.2. Erë jugu. Po fryn shkodrania.3. Lloj dardhe me kokrra të …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKODRANÍSHT ndajf. 1. Në të folmen e Shkodrës. Flet shkodranisht. 2. Sipas mënyrës karakteristike të shkodranëve. Këndon shkodranisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKODRANÍSHT/E,~JA f. vet. nj. E folmja e qytetit të Shkodrës dhe e rrethinave të saj. Shkodranishtja letrare variant i shqipes letrare, i formuar kryesisht mbi bazën e së folmes s…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKODRÁNÇE ndajf. Ashtu si flasin a veprojnë shkodranët. Foli shkodrançe. E bëri shkodrançe.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë