Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHKENCÓR,~E mb. 1. Që lidhet me shkencën, i shkencës; që përdoret në shkencë; që ka të bëjë me shkencëtarët ose me veprimtarinë e tyre, që bëhet nga shkencëtarët; kund. joshkencor. Punë shkencore. Çështje shkencore. Temë shkencore. Sesion shkencor. Konferencë shkencore. Debat shkencor. Bibliotekë shkencore. Laborator shkencor. Revistë shkencore. Emri shkencor i një bime (i një kafshe). Titull shkencor. Gradë shkencore. Për qëllime shkencore.
2. Që mbështetet në parimet e shkencës; që arrihet me metodat e shkencës dhe u përgjigjet kërkesave të saj. Kërkime shkencore. Qasje shkencore. Studim shkencor. Zbulim shkencor. Nivel shkencor. Vepër (kumtesë) shkencore. Eksperiment shkencor. Zbërthim (përgjithësim) shkencor. Analizë shkencore. Mendim shkencor. Metodologji shkencore. Dije (njohuri) shkencore. Mendimi shkencor. E vërteta shkencore. Mbi baza shkencore. Objektivat shkencorë.
3. Që merret me kërkime e studime në një degë a në një fushë të caktuar të shkencës ose me organizimin dhe vlerësimin e këtyre studimeve. Punonjës (bashkëpunëtor) shkencor. Institucionet (institutet) shkencore. Këshilli shkencor. Ekspeditë shkencore. Rreth shkencor. Komuniteti shkencor. Qendra shkencore. Bota shkencore. Udhëheqës shkencor.
SHKENCÓR-POPULLÓR,~E mb. Që shpjegon e shtjellon në mënyrë të kuptueshme për të gjithë rezultatet e studimeve në fushën e shkencës e të teknikës. Libër shkencor-popullor. Botime sh…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKÉNC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. filoz. Arti i të njohurit, sistem dijesh të krijuara historikisht, saktësia e të cilave vërtetohet dhe thellohet vazhdimisht në procesin e njohjes dhe…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKENCËRÍSHT ndajf. Në mënyrë shkencore, me baza shkencore, duke zbatuar një metodë shkencore. Shkencërisht i përpiktë. I përgatitur shkencërisht. Provoj (vërtetoj, shpjegoj, argum…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKENCËTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që merret me kërkime e studime në një fushë a në një degë të caktuar të shkencës, njeri i shkencës; dijetar. Shkencëtarët shqiptarë. Shkencëtar i hu…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKENCËTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që merret me kërkime e studime në një fushë a në një degë të caktuar të shkencës; dijetare. Shkencëtare e re. Shkencëtare e zonja.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë