Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHKÁTHËT (i, e) mb. 1. Që është i shpejtë e i lehtë në lëvizjet e në veprimet që bën; që është i papërtuar, që i bën punët shpejt e mirë; që është i lëvizshëm, i gjallë (zakonisht për fëmijët); i shpejtë, i zhdërvjellët; kund. i ngathët. Djalë i shkathët. Vajzë e shkathët. Sportistë të shkathët. Shofer i shkathët. Lojë e shkathët. Nxënës (fëmijë) të shkathët. Artizan me duar të shkathëta. Hap i shkathët. Me trup të shkathët.
2. Që është i shpejtë në të kuptuarit e gjërave, që ia pret mendja; që është i zoti të dalë nga gjendja edhe në raste të vështira. Mësues (inxhinier, gjuhëtar, mjek, drejtues) i shkathët. Prokuror (gjykatës) i shkathët. Politikan i shkathët. U tregua i shkathët.
3. Që vepron shpejt, mirë e me zgjuarsi, sipas rrethanave; kund. i plogët. Drejtim i shkathët. Komunikim i shkathët. Veprim i shkathët.
4. fig. Që është i zhdërvjellët, që ka fuqi të madhe shprehëse. Stil i shkathët i të shkruarit.
✱Sin.: i shpejtë, i gjallë, i zhdërvjellët, i papërtuar, i papërtueshëm, i gatshëm, i hedhur, i lëvizshëm, energjik, praktik, furtunë, fluturak, zhivë.
SHKATHI vep., ~A, ~UR kal. 1. Ngroh duart a ndonjë pjesë të trupit, shpij atë pjesë që është mpirë, duke e fërkuar, duke lëvizur etj. Shkath këmbët në zjarr (kur me ngrijnë nga të ftohtët). E fërkoi që ta shkathte.
2. fig. E gjallëroj dikë, e bëj më të zhdërvjellët, e çel, e zhvilloj dikë; kund. ngath. E shkathi puna. Sporti të shkath. Shahu ia shkathi mendjen.
✱Sin.: shpij, shkathtësoj, zhdërvjell, zhdërvjellësoj, çel, zhvilloj.
SHKATHËT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E bëj të shkathët, shkathtësoj. E shkathëtoi puna. I shkathoi fëmijët.✱Sin.: shkath, shkathtësoj, zhdërvjell, zhdërvjelltësoj, shkrydh, shpërdhij.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKATHI vep., ~A, ~UR kal. 1. Ngroh duart a ndonjë pjesë të trupit, shpij atë pjesë që është mpirë, duke e fërkuar, duke lëvizur etj. Shkath këmbët në zjarr (kur me ngrijnë nga të …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKATHI vep., ~A, ~UR 1. kal. Shkrif leshin (pambukun); shprish. Shkath leshin. E shkathi pambukun me kujdes.2. jokal. Prish nga mendtë.✱Sin.: shkrif, shprish, shutroj, shtëlloj.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKÁTH,~II m. sh. ~A, ~AT Rrëke uji në rrëzë të shkëmbinjve. Piu ujë pranë një shkathi. Ujë shkathi. ✱Sin.: fillesë, puçik, puçilë, rrjedhçë, shiezë, shpanik, vrellë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKÁTH,~II m. Vendi i fëmijës në barkun e nënës, mitër. Shkathi i fëmijës.
Shfaq përkufizimin e plotë →►SHKÁTH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Ngrohem pranë zjarrit, shpihem nga duart a ndonjë pjesë tjetër e trupit; shkrifem. Shkathem nga trupi. Po i shkathen duart (këmbët). 2. vetv…
Shfaq përkufizimin e plotë →►SHKÁTH/ET jovep., ~(u), ~UR pës., vet. v. III e SHKATH.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKATHTËSÍ,~A f. zakon nj. 1. Të qenët i shkathët e i shpejtë në veprimet e lëvizjet që bën; tipar i atij që është i shkathët, zhdërvjelltësi; kund. ngathtësi. Me shkathtësi të mad…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKÁTHUR (i, e)I mb. Që është shkathur; i shkathtësuar. Djalë i shkathur. Vajzë e shkathur.✱Sin.: i zhdërvjellë, i zhdërvjelltësuar, i shkathtësuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKÁTHUR (i, e)I mb. 1. Që është i shkrifur, i shprishur (për leshin, pambukun). Lesh i shkathur. Pambuk i shkathur.2. Që është i prishur nga mendtë; i çmendur, i shkalluar. Djalë …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë