Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHKATËRRÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ndërtesë a shtëpi e vjetër që është gati në të rënë, karakatinë, harvallinë, shpartallinë. Jetonte në një shkatërrinë. Ishte kthyer në një shkatërrinë.
✱Sin.: karakatinë, gërmadhë, harvallinë, shpartallinë, shkartinë, shkatërr, baçkallomë, zhgardhinë, zhargavinë.
SHKÁT/ËRR,~RRA f. sh. ~RRA, ~RRAT 1. zool. (lat. Myliobatis, Dasyatis pastinaca) Peshk deti i madh e grabitqar, me trupin petashuq e pa luspa, me bisht të mprehtë dhe i pajisur me …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKÁTËRR ndajf. Në gjendje të shkatërruar; rrëmujë, lesh e li. E bëri dhomën shkatërr. I la punët shkatërr.✱Sin.: rrëmujë, mishmash, lesheli, shpartall.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKATËRRÁN,~E mb., mospërf. Shkatarraq, shufalak, i zhargët, llosh. Djalë shkatërran. Grua shkatërrane.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKATËRRÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është shkatarraq. Sapo doli shkatërrani në rrugë, njerëzia ia ngulën sytë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKATËRRÁN/E,~IA f. sh. ~, ~ET Ajo që është shkatarraqe. Ajo shkatërrane prishte çfarë t’i vinte për mbarë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKATËRRÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Shkatërrim, rrënim, rrafshim. Shkatërresë e plotë. I shpëtoi shkatërresës.2. Gjë e shkatërruar; shkatërrinë, karakatinë, gërmadhë, harvallinë. Jet…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKATËRRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur shkatërroj dikë a diçka ose kur shkatërrohem; shembje, prishje. Shkatërrimet e tërmetit. Shkatërrim i pronës. Shkatërrimi i rrugëve.2. f…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKATËRR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E prish krejt diçka, e rrëzoj përdhe pjesë-pjesë; rrënoj, shemb; kund. ndërtoj. Shkatërruan, shtëpi e lagje të tëra. E shkatërroi pallatin nga …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKATËRRÚAR (i, e) mb. 1. Që është shkatërruar, që është rrënuar; i prishur. Ndërtesa të shkatërruara. Automjet i shkatërruar. Rrugë të shkatërruara.2. mospërf. Që është shka tarra…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKATËRRÚAR,~IT (të) as. Shkatërrim. E ruaj nga të shkatërruarit. Ende e mbante zakonin e të shkatërruarit. Të shkatërruarit psikologjik.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë