Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHKARTH,~II m. sh. ~A, ~AT vjet. 1. Djalë që pajtohej si shërbëtor në një familje të pasur; shërbëtor. Shkarth shtëpie. Ia ngarkoi shkarthit edhe atë detyrë.
2. Djalë që punonte si ndihmës; shegert, çirak. Shkarth dyqani. U pajtua si shkarth.
✱Sin.: shatër, shërbëtor, shërbyes, shërbesëtar, hyzmeqar, kallfë.
SHKARTHÍ,~A f. vet. nj., bised. Dhunë, mujshi. Ia bëri këtë punë për shkarthi. Me shkarthi u zgjodh.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKÁRTHI ndajf. Në mënyrë të pjerrët; tërthoras; shkarazi. E preu shkarthi.✱Sin.: rrëshqitas, rrëshqitazi, përskaj, shkarazi, kalimthi, tërthoras, tërthorazi.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKÁRT mb. Që është i pavlerë, që nuk është në nivel e duhur; që nuk mund të mësojë mjeshtërinë. Punëtor shkart.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKARTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur tenja bren drurin; molitje. Shkartimi i drurit.✱Sin.: përzierje, nakatosje, trazim.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKARTÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Dru që i ka hyrë krimbi. E preu atë shkartinë. Shkartinën do ta përdorte për zjarr.2. Shtëpi e shkatërruar; zhgardhinë. E përdorte shkartinën si ahu…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKARTÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. Përziej, trazoj. Shkartis perimet. Shkartis letrat e bixhozit. Shkartis rakinë,2. Mënjanoj; veçoj; heq mënjanë. Shkartis të vjelat.3. fig. E shtie në…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKÁRTM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Dru i brejtur prej tenjës. Shkartmë e vjetër.2. Shtëpi e shkatërruar, zhgardhinë. Kishte blerë një shkartmë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKART/ÓJ vep., ~ÓI, ~ÚAR kal. Heq mënjanë nga diçka pjesën që nuk vlen. E shkartoi orizin.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKART/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR kal., vet. v. III E bren (tenja drurin), molit. E ka shkartuar tenja trungun. Tenja shkarton dalëngadalë.✱Sin.: bren, molit.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKÁRT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Këmishë grash a burrash e shkurtër. Shkartë e qëndisur. Veshi një shkartë të re.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë