Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHKARKÍ,~A f. sh. ~, ~TË Arsyeja që sjell dikush për të shkarkuar veten nga ndonjë faj, shfajësim, justifikim, bishtni. Nuk ka asnjë shkarki për dhunën. Për çdo veprim kërkon të gjejë shkarki. Lodhja është shkarki për të mos punuar. - Mos u përpiq të gjesh shkarki!
✱Sin.: shkarkim, justifikim, bishtni, përligjje, larje, dëlirje, lirim.
SHKARKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur heqim një ngarkesë a barrë; heqje a pakësim i ngarkesës; kund. ngarkim. Shkarkimi i mallit. Shkarkimi i materialeve u krye me sukses. Shka…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKARKÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. elektr. Çlirimi dhe kalim i menjëhershëm i një ngarkese elektrike nga një trup në një tjetër, shkarkim. Shkarkesë elektrike. Shkarkesë e fuqishme e …
Shfaq përkufizimin e plotë →►SHKARK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. (zakon. me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Shfrej inatin te dikush, i zbrazem dikujt. Iu shkarkua të shoqit. I…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKARK/ÓJ vep., ~A, ~UR 1. kal. Heq ose ul ngarkesën nga një mjet transporti ose nga një kafshë; pakësoj, zbraz; kund. ngarkoj. Shkarkoi grurin. Shkarkoi thasët. Shkarkoj anijen (k…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKARKÚAR (i, e) mb. 1. Që i është hequr ngarkesa; i pakësuar; kund. i ngarkuar. Rimorkio e shkarkuar. Barrë e shkarkuar.2. Që e ka lënë ngarkesën në vendin e caktuar. Dru të shkar…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKARKÚAR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që është shkarkuar nga një detyrë. I shkarkuari erdhi sërish në zyrë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKARKÚAR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që është shkarkuar nga një detyrë. E shkarkuara kërkonte arsye.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKARKÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që shërben për të ngarkuar a shkarkuar mallin, ngarkesën. Shkarkuesit e portit. Shkarkuesit e trupave. Greva e shkarkuesve.2. hidrotek. E çarë në p…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKARKÚES,~E mb. 1. Që ka të bëjë me shkarkimin; që shërben për të shkarkuar. Kanal shkarkues. Tub shkarkues. Kapacitet shkarkues.2. Që fajëson dikë për diçka. Grua shkarkuese ndaj…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë