Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHKAPULÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Shpatull; sup. Shkapulari i dashit. E kapi për shkapularësh. E hoqi për (prej) shkapularësh e hoqi zvarrë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKAPULÁRËSH ndajf. Duke e hequr zvarrë, rrëshqanë. Eci shkapularësh. Afrohem shkapularësh.✱Sin.: rrëshqanas, rrëshqanthi, zvarrë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKÁPUR (i, e) mb. Që është shkapur, i zbërthyer; i shqitur; i shkopsitur. Këpucë të shkapura. Derë e shkapur.✱Sin.: i shqyer, i shqepur, i ndarë, i shkolitur, i shkulur, i zbërthy…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKÁPUR,~IT (të) as. Shqitja e gjërave të ngjitura, shkapje. Të shkapurit e librit e hidhëroi shumë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKAPURÍT (SHKAPURÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Trazon tokën me këmbë, rrëmon për të kërkuar ushqim; skërmit. Pula shkapuriti dheun.2. Shpërndaj zakonisht kashtën për ta tharë. Shkapur…
Shfaq përkufizimin e plotë →►SHKAPURÍT/EM (SHKAPURÍS/EM) jovep., ~(u), ~UR pës. e SHKAPURÍT (SHKAPURÍS).✱Sin.: skërmitet, shpurdhet, shprushet, shpupurishet.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKAPURÍTJE,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur shkapurit ose kur shkapuritet toka (zakonisht nga pula për të kërkuar ushqim). Shkapuritja e tokës. Pula bëri një shkapuritje të shpejt…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKAPURÍTUR (i, e) mb. 1. Që është shkapuritur, i rrëmuar, i skërmitur. Dhe i shkapuritur.2. Që është shpërndarë për t’u tharë (zakonisht për kashtën). Kashtë e shkapuritur.3. fig.…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKAPURÍTUR,~IT (të) as. Të hedhurit e këndesit mbi pulën për ta mbarsur. Të shkapuriturit e pulës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë