Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHKÁNDU/LL,~I m. sh. ~J, ~JT 1. Fjalë a veprim që është në kundërshtim me normat e fesë e që të çon në mëkat; gjynah. Shkandull të rëndë ka bërë. Nuk i falej atij ai shkandull. Shkanduj të dënueshëm.
2. Sjellje e ulët; shembull i keq. Mbylli sytë para atij shkandulli.
4. Fjalë të pahijshme; sharje. Foli me shkanduj.
3. fig. Ndyrësi, lapërdhi. E bëri edhe atë shkandull.
5. Djalli; qoftëlargu. Rrëshqet si shkandull. Iu duk se i doli para shkandulli.
✱Sin.: mëkat, gjynah, mbrapshti, fëlliqësi, i paudhi, qoftëlargu, largqofti, preftigjarrugën, gjofterrëfeja.
SHKANDULLÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Veprimi kur shkelim rregullat e normat e fesë; mëkatim. - Mos bëj shkandulli!2. Punë e djallëzuar; djallëzi. Punon me shkandulli. ✱Sin.: mëkat, gjyna…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKANDULLÍM,~I m. Veprimi kur bëjmë një punë të pahijshme, skandalizim. Kërkonte sukses me anë të shkandullimit. Shkandullimi kërkonte ndëshkim.
Shfaq përkufizimin e plotë →►SHKANDULL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Nuk ndihem mirë para ngjarjeve a veprimeve që shkelin normat; skandalizohem. Shkandullohem sa herë që e shoh. U shkandullua prej gjë…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKANDULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Bëj një punë të pahijshme, bie në shkandull. Më shkandulloi ai veprim.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKANDULLÚES,~E mb. Që nuk është në përputhje me rregullat a normat; skandaloz. Njeri shkandullues.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë