Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHKAMC/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Zbërthej kopsat, shkopsit; kund. kopsit. Shkamcoj këmishën. E shkamcoj bluzën.
2. Hap diçka me forcë. Shkamcoj kutinë nga kurioziteti. - Mos e shkamco ashtu, se do ta prishësh!
3. Prish diçka. E shkamcoi kulmin e shtëpisë. E shkamcoi lojën.
✱Sin.: shkopsit, zgafulloj, shpartalloj, shqyej.
SHKAMCÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur zbërthejmë kopsat; shkopsitje; kund. kopsitje. Nuk ndihej mirë pas atij shkamcimi të papritur.2. Veprimi kur e hapim diçka me forcë. E hap…
Shfaq përkufizimin e plotë →►SHKAMC/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Shkopsitem, më zbërthehen kopsat pa dashje; kund. kopsitem. U shkamcua teksa hante bukë. Shkamcohem pa dashje. 2. Hapet diçka me forcë.…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKAMCÚAR (i, e) mb. Që është shkamcuar, i zbërthyer, i shkopsitur; kund. i kopsitur. Bluzë e shkamcuar.✱Sin.: i shkopsitur, i zbërthyer, i zgafulluar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë