Fjalori
SHKALLOHEM

SHKALL/ÓHEMI jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Prishem mendsh, jepem shumë pas diçkaje. Shkallohem pas saj. Po shkallohem nga vetmia. Më merrtelefon, para se të shkallohem.
2. pës., vet. v. III e SHKALLÓJ.
Sin.: çmendem, marrosem, marrohem, shpërmendem, prishem, përprishem, lajthitem, marrakotem, mëkeqem, çartem, shkalem, ndërkrehem, këmbehem, trenohem, tërbohem, lënurem.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: SHKALLOJ
SHKALLOJ

SHKALL/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Gdhend një dru dhe i bëj shenja të shkallëzuara; çatalloj. Shkalloj shkopin. Shkalloj pishën (lisin).
2. I bëj shenjë me prerje veshit të një bagëtie. Shkalloj veshin e dhisë. I shkalloi bagëtitëveshin e djathtë.
Sin.: çatalloj, bigëzoj.

SHKALLOJ

SHKALL/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Shkel etikën e komunikimit; e teproj. Shkalloi me ato që tha.
2. jokal. Luaj mendsh, prishem mendsh, lajthis. Shkalloi kur dëgjoi emrin e tij. - Pse shkalloi ai? Shkalloi nga gëzimi. - Shkallove nga trutë? - Ështëvete apo shkalloi?
3. kal. E çmend dikë, e bëj t’i ikë mendja nga veprimet a sjelljet e mia. - Mos bërtit se na shkallove! - Shkalloi një fis të tërë! Monologushkalloi spektatorët.
Sin.: çmend, luaj, lajthis, marros, shpërmend, shqetësoj, roit, lëviz, trenoj, iki, humb.

SHKALLOJ

SHKALL/ÓJIII vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. Bie nga pasuria. Shkalloi sa u martua me të.


Rezultate të ngjashme

SHKALLÁN,~II m. sh. ~A, ~AT 1. Lis a pemë tjetër, të cilit i është bërë një shkallë me sëpatë ose me mjete të tjera. Shkallani i lisit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKALLÁN,~III m. sh. Ë, ~ËT Ai nuk është mirë nga mendja. që i shkalluar nga trutë, i shkalur. Pse merresh me atë shkallan?!

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKALLÁN,~E mb. Që i është bërë një shkallë, zakonisht për një pemë. Lis shkallan.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKALLÁQ,~E mb., mospërf. 1. Që është i shkalluar; budalla. Burrë shkallaq.Sin.: i çmendur, i marrosur, i shkalur, shkallaq.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKALLÁQ,~I m. sh. Ë, ~ËT Ai që është i shkalluar. Shkallaqit i lëshojnë rrugë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKÁLL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Lak që shërben për të hipur diku, zakonisht në samarin e një kafshe; kllapë, yzengji. Vë këmbën në shkalle. Shkallja e samarit.Sin.: kllapë, yzengji.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKÁLLKA,~T f. kryes. sh. Shkallë e vogël. Shkallka betoni. I ngjiti shkallkat shpejt e shpejt.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKÁLLKA ndajf. Në mënyrë të rrëmujshme; rrokopujë. I shkoi puna shkallka.Sin.: kokëposhtë, rrokullimthi, teposhtë, shkatrrash.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKÁLLM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT vjet. [SHKÁLLM/E,~JA f. sh. ~E, ~ET] Lloj shpate. Vezullonte shkallma.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKÁLL/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Pajisje prej druri a prej metali, dy binarë të gjatë paralelë të mbërthyer shul, që përdoret për t’u ngjitur diku. Shkallë e gjatë (e shkurtër, e madh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.