Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHKALLAFÁT,~E mb. Që nuk mbahet mirë, që nuk i kushton rëndësi pamjes së jashtme, shkallafat, i çrregullt. Burrë shkallafat.
✱Sin.: shallapat, shkatarraq, i çrregullt, i pakujdesshëm, zhabzhyrr, shufalak, i zhargët, llosh, rrobavarur.
SHKALLAFÁT,~I m. sh. ~A, ~AT Ai që vishet keq, që nuk i kushton kujdes veshjes, shkatarraq. Shkallafati binte në sy për keq.
SHKALLÁN,~II m. sh. ~A, ~AT 1. Lis a pemë tjetër, të cilit i është bërë një shkallë me sëpatë ose me mjete të tjera. Shkallani i lisit.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKALLÁN,~III m. sh. Ë, ~ËT Ai nuk është mirë nga mendja. që i shkalluar nga trutë, i shkalur. Pse merresh me atë shkallan?!
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKALLÁN,~E mb. Që i është bërë një shkallë, zakonisht për një pemë. Lis shkallan.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKALLÁQ,~E mb., mospërf. 1. Që është i shkalluar; budalla. Burrë shkallaq.✱Sin.: i çmendur, i marrosur, i shkalur, shkallaq.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKALLÁQ,~I m. sh. Ë, ~ËT Ai që është i shkalluar. Shkallaqit i lëshojnë rrugë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKÁLL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Lak që shërben për të hipur diku, zakonisht në samarin e një kafshe; kllapë, yzengji. Vë këmbën në shkalle. Shkallja e samarit.✱Sin.: kllapë, yzengji.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKÁLLKA,~T f. kryes. sh. Shkallë e vogël. Shkallka betoni. I ngjiti shkallkat shpejt e shpejt.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKÁLLKA ndajf. Në mënyrë të rrëmujshme; rrokopujë. I shkoi puna shkallka.✱Sin.: kokëposhtë, rrokullimthi, teposhtë, shkatrrash.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKÁLLM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT vjet. [SHKÁLLM/E,~JA f. sh. ~E, ~ET] Lloj shpate. Vezullonte shkallma.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKÁLL/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Pajisje prej druri a prej metali, dy binarë të gjatë paralelë të mbërthyer shul, që përdoret për t’u ngjitur diku. Shkallë e gjatë (e shkurtër, e madh…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë