Fjalori
SHKALEM

SHKÁL/EMII jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Mbetem si i shituar, si i shkelur nga hijet, shuplakem. Kujtonin se ishte shkalur.
2. fig. Prishem nga mendtë, lajthitem, shkallohem. Ç’pati, u shkal? U shkal nga vapa.
3. pës. e SHKAL.
Sin.: shitohem, çmendem, shuplakem, shkallohem.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: SHKAL
SHKAL

SHKAL,~I m. vet. nj. Shi i madh, rrebesh, furtunë. E zuri një shkal. Shpejto mos të të zërë ndonjë shkal.
Sin.: rrebesh, furtunë, plemen, rusgjer, rojsi.

SHKAL

SHKALI vep., ~A, ~UR kal. Rrahdërstilë leshin, të leshtat. Shkal leshin.

SHKAL

SHKALII vep., ~A, ~UR kal. 1. Shitoj, shkel, shuplak. E shkali zana.
2. fig. Çmend, shkalloj, luaj nga mendtë. - Mos më shkal! Më shkali me ato që bën.


Rezultate të ngjashme

►SHKÁL/ETI jovep., ~ (u), ~UR pës., vet. v. III e SHKAL.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.