Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHKALAVÉSHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur shkalavesh diçka, zakonisht një pjesë të trupit; shformim, përçudnim. Shkalaveshja e buzës ia prishi bukurinë.
2. Gjendja kur shkalavesh diçka. Ndjeu një shkalaveshje në fytyrë.
✱Sin.: shformim, përçudnim, shtrembërim, prishje, shkalafitje, copëtim.
SHKALAVÉSH vep., ~A, ~UR kal., krahin. 1. Shformoj zakonisht një pjesë të trupit (buzën, fytyrën); shëmtoj, përçudnoj, prish. Shkalaveshi buzët.
2. Shkalafit, shqyej. Shkalavesh trungun e pemës. Lopët e shkalaveshën kashtën (misrin).
3. E rrah keqas dikë, e zhdëp në dru. E shkalaveshën në dru.
4. fig. E marr nëpër këmbë a e trajtoj keq dikë. Ngjarja e shkalaveshi imazhin tonë.
✱Sin.: shëmtoj, shtrembëroj, ngërdhesh, shformoj, prish, copëtoj, përçudnoj, shkalafis, gris, shqyej, shqep, dend, nëpërkëmb, keqtrajtoj.
SHKALAFÉND vep., ~A, ~UR kal., bised. 1. Ligështoj fizikisht; molis. E shkalafendi gripi. Më shkalafendi rruga.2. Përziej, copëtoj, nakatos. Mos e shkalafend plehun ashtu!3. fig. I…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKALAFÉNDC,~E mb. Që është i qullët, i ngathët. Djalë shkalafendc.✱Sin.: i qullët, i ngathët, i mpirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKALAFÉNDC,~I m. sh. ~A, ~AT Ai që është i qullët, i ngathët. Na erdhi edhe shkalafendci.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKALAFÍT (SHKALAFÍS) vep., ~A, ~UR kal., bised. 1. Shqyej, zhvat, copëtoj; gris; prish, shkel me këmbë, shpërndaj andej-këtej. E shkalafiti kokën e qengjit. E shkalafiti era çatin…
Shfaq përkufizimin e plotë →►SHKALAFÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv., bised. 1. Shqyhem, zhvatem, copëtohem, grisem. U shkalafit nëpër driza. U shkalafita keq.2. vetv. Lodhem e këputem sa mezi qëndroj në këmbë…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKALAFÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur shqyej a gris diçka. Shkalafitja e retinës. Shkalafitja e rrobave.2. fig. Gjendja kur ndihem i lodhur, i dërrmuar. Ndjeu një shkalafit…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKALAFÍTUR (i, e) mb., bised. 1. Që është i shqyer, i grisur. Çadër e shkalafitur. Me rroba të shkalafitura. Si gjela të shkalafitur. Ishte gjysmë i shkalafitur.2. Që është i lodh…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKALARÍS vep., ~A, ~UR kal. Shkel dhe shtyp grurin e zbutur për të nxjerrë niseshtenë. Shkalarit grurin. - Mos e shkalarit në atë mënyrë grurin!
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKALAVÉSH vep., ~A, ~UR kal., krahin. 1. Shformoj zakonisht një pjesë të trupit (buzën, fytyrën); shëmtoj, përçudnoj, prish. Shkalaveshi buzët. 2. Shkalafit, shqyej. Shkalavesh tr…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKALAVÍQ vep., ~A, ~UR kal. 1. E rrah diçka për ta zbutur. I shkavaliqi kumbullat. 2. Zdërlaq, zbruj, zhdëp. E shkalaviq me shkelma. E shkalaviqa mirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë