Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHKËPÚT [SHKËPÚS] vep., ~A, ~UR kal. 1. Ndaj një gjë nga një tjetër me të cilën është lidhur, ngjitur etj.; shqit, ndaj. Shkëput një çek nga blloku. Shkëput kopertinën e librit. I shkëputën disa territore atij shteti. - Mos e shkëputni rreshtin (kolonën)!
2. I marr dikujt me forcë diçka nga duart, ia heq. Ia shkëputën fëmijën nga gjoksi. Ia shkëputi çantën nga duart (nga krahët).
3. Veçoj dikë nga diçka a dikush tjetër, ndërpres çdo lidhje a marrëdhënie me diçka a dikë; largoj. E shkëputi nga familja (nga prindërit, nga shokët, nga shoqet). E shkëputi nga shkolla (nga teatri, nga sporti). E shkëputi nga të shkruarit (nga leximi). I shkëputi kontratën e punës. - Mos e shkëputni lidhjen miqësore! I shkëputi lidhjen me zgjedhësit. E shkëputi nga pija.
4. elektr. Ndërpres rrymën nga një pajisje duke hequr lidhjen e saj me një burim energjie. Shkëputi celularin nga priza. Shkëput televizorin nga rrjeti elektrik.
5. Marr nga të tjerët diçka duke i bindur apo me dredhi; i marr, i zhvat. I shkëputi një sasi të madhe parash. I shkëputi disa tendera. I shkëputi një premtim (një fjalë). I shkëputin tokës mineralet. Kompania ia shkëputi një firmë së moshuarës. I shkëputi kundërshtarit një pikë. (sport.)
5. fig. E mbaj nën kontroll dikë a diçka, heq, ndaj (për sytë e vëmendjen). - Mos ia shkëput sytë! Nuk e shkëput shikimin nga i biri. - Mos e shkëput vëmendjen!
6. fig. Ndaj nga nëna të voglin e saj që të mos pijë më qumësht, këput; heq nga gjiri fëmijën, zvjerdh. Shkëput qengjat (viçin, gicat). E shkëputi të voglin nga qumështi i gjirit.
7. fig. I marr një mendim dikujt; ndaj. Me shumë mundime ia shkëputi disa fjalë.
8. zyrt. Ndryshoj organizimin administrativ të një territori të caktuar. E shkëputën nga bashkia atë njësi administrative.
9. fig., bised. Ndërpres një marrëdhënie a një punë që kam me dikë; ndaj. Shkëput hesapin me dikë ndërpres punën me dikë, duke marrë të hollat e fundit që më takojnë.
10. fig., bised. E sqaroj përfundimisht situatën a lidhjen që kam me dikë, i zgjidh çështjet që kam me të. - Ta shkëputim një herë e mirë bashkë!
✱Sin.: këput, largoj, shqit, shkul, shkolit, ndaj, veçoj, largoj, heq, zhvat, ndërpres, veçoj.
♦ Nuk ia shkëput (nuk ia heq) *sytë (dikujt a diçkaje).
►SHKËPÚT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Veçohet nga e tëra ku bën pjesë dhe bie shpejt poshtë a lëviz në një drejtim të caktuar; ndahet. U shkëput një pjesë nga akull…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKËPÚTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur shkëpusim dikë a diçka nga e tëra ose kur shkëputemi; ndarje. Shkëputja nga diktatura. Shkollë pa shkëputje nga puna. Shkëputje e retinë…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKËPÚTUR (i, e) mb. 1. Që është shkëputur; i këputur. Fletë të shkëputura nga fashikulli. Litar i shkëputur nga anija.2. Që ka mbetur vetëm, që është ndarë nga dikush a diçka tjet…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKËPÚTUR ndajf. Në mënyrë të shkëputur, pa u lidhur me sendet e me çështjet e afërta. E shqyrtoi diçka shkëputur nga rrethanat. Gjuha e shkrimtarit ishte trajtuar shkëputur nga li…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKËPÚRDH vep., ~A, ~UR krahin. 1. jokal., vet. v. III Rrëmih me këmbë; zhgurit (zakonisht për kafshë si kali a shpendë si pula). Pula shkëpurdhi në pleh.2. jokal., fig. Kërkoj me …
Shfaq përkufizimin e plotë →►SHKËPÚRDH/EM jovep., ~A (u), ~UR krahin. 1. vetv. Përpëlitem, përpiqem sa andej-këtej. Dashi shkëpurdhet kur e therin. Shkëpurdhej prej dhembjes. 2. vetv., fig. Përpiqem me të gji…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKËPÚRDHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur një kafshë a shpend shkëpurdh ose kur shkëpurdhem; zhguritje. Shkëpurdhja e dheut.2. fig. Kërkesa për të plotësuar një tekë (zakonisht…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKËPÚRDHÇ,~E mb. Që është i llastuar (zakonisht për një fëmijë); lazdrak, i lazdruar. Fëmijë shkëpurdhç. Vajzuke shkëpurdhçe.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKËPÚRDHÇ,~I m. sh. ~A, ~AT Ai që është i llastuar. Shkëpurdhçi i shtëpisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKËPÚRDHÇ/E, ~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është e llastuar; llasticë. Shkëpurdhçja donte patjetër dhuratë.✱Sin.: lazdrak, i llastuar, i përkëdhelur, i lazdruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë