Fjalori
SHKËPURDHEM

SHKËPÚRDH/EM jovep., ~A (u), ~UR krahin. 1. vetv. Përpëlitem, përpiqem sa andej-këtej. Dashi shkëpurdhet kur e therin. Shkëpurdhej prej dhembjes.
2. vetv., fig. Përpiqem me të gjitha fuqitë për të kryer diçka. Shkëpurdhem për të lënë diçka pas vetes. U shkëpurdh, po s’bëri gjë.
3. vet. v. III, pës. e SHKËPÚRDH.
Sin.: zhguritem, përpëlitem, përpiqem, shpihem.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: SHKËPURDH
SHKËPURDH

SHKËPÚRDH vep., ~A, ~UR krahin. 1. jokal., vet. v. III Rrëmih me këmbë; zhgurit (zakonisht për kafshë si kali a shpendë si pula). Pula shkëpurdhipleh.
2. jokal., fig. Kërkoj me këmbëngulje të më plotësohet një tekë. Fëmija shkëpurdhte me këmbë.
3. kal. Trazoj zjarrin, përziej, përpush. Shkëpurdh urët e zjarrit.
4. kal. Shpij. Po shkëpurdh këmbët.
Sin.: zhgurit, përpush, prushit, shpurrit, shpij.


Rezultate të ngjashme

SHKËPÚRDH vep., ~A, ~UR krahin. 1. jokal., vet. v. III Rrëmih me këmbë; zhgurit (zakonisht për kafshë si kali a shpendë si pula). Pula shkëpurdhi në pleh.2. jokal., fig. Kërkoj me …

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKËPÚRDHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur një kafshë a shpend shkëpurdh ose kur shkëpurdhem; zhguritje. Shkëpurdhja e dheut.2. fig. Kërkesa për të plotësuar një tekë (zakonisht…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKËPÚRDHÇ,~E mb. Që është i llastuar (zakonisht për një fëmijë); lazdrak, i lazdruar. Fëmijë shkëpurdhç. Vajzuke shkëpurdhçe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKËPÚRDHÇ,~I m. sh. ~A, ~AT Ai që është i llastuar. Shkëpurdhçi i shtëpisë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKËPÚRDHÇ/E, ~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është e llastuar; llasticë. Shkëpurdhçja donte patjetër dhuratë.Sin.: lazdrak, i llastuar, i përkëdhelur, i lazdruar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKËPÚT [SHKËPÚS] vep., ~A, ~UR kal. 1. Ndaj një gjë nga një tjetër me të cilën është lidhur, ngjitur etj.; shqit, ndaj. Shkëput një çek nga blloku. Shkëput kopertinën e librit. I …

Shfaq përkufizimin e plotë →

►SHKËPÚT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Veçohet nga e tëra ku bën pjesë dhe bie shpejt poshtë a lëviz në një drejtim të caktuar; ndahet. U shkëput një pjesë nga akull…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKËPÚTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur shkëpusim dikë a diçka nga e tëra ose kur shkëputemi; ndarje. Shkëputja nga diktatura. Shkollë pa shkëputje nga puna. Shkëputje e retinë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKËPÚTUR (i, e) mb. 1. Që është shkëputur; i këputur. Fletë të shkëputura nga fashikulli. Litar i shkëputur nga anija.2. Që ka mbetur vetëm, që është ndarë nga dikush a diçka tjet…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHKËPÚTUR ndajf. Në mënyrë të shkëputur, pa u lidhur me sendet e me çështjet e afërta. E shqyrtoi diçka shkëputur nga rrethanat. Gjuha e shkrimtarit ishte trajtuar shkëputur nga li…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.