Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHKËNDIJ/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal. 1. Lëshon shkëndija. Shkëndijojnë urët e zjarrit.
2. Lëshon një dritë të fortë a të qartë. Shkëndijon dielli. Shkëndijon shpata. Shkëndijonin yjet që nga larg.
3. fig. Ndriçon si një shkëndijë, reflekton si shkëndijë; vezullon. Shkëndijonin zjarret së largu. Qyteti shkëndijonte me mijëra dritëza. Diamanti shkëndijonte në gishtin e saj. Shkëndijonte e kuqja e fustanit të saj.
4. fig., libr. Vezullon një ndjenjë e brendshme si një dritë; shkëlqen. I shkëndijonin sytë. Sytë e saj shkëndijonin si yje. Shkëndijon si vetëtimë.
✱Sin.: vezullon, shkëndit, çikërron, cikërron, përshkënditet, xixëllon, ndrit.
SHKËNDIJÍM,~I m. kryes. sh. ~E, ~ET libr. 1. Lëshimi i shkëndijave nga një trup në zjarr; xixëllimë. Zjarri po lëshonte ndonjë shkëndijim të fundit. 2. Dritë vezulluese; shkëlqim, …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKËNDÍJSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që lëshon shkëndija, që xixëllon; i shkëlqyeshëm. Zjarr i shkëndijshëm. Sy të shkëndijshëm.✱Sin.: i shkëlqyeshëm, i ndritshëm, i zdritshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKËNDÍJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Grimcë e zjarrit që shkëputet nga një trup i ndezur a i skuqur; gacë. Nga zjarri u përhapën një tufë shkëndijash.2. Thërrmijë e zjarrtë që krijohet …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKËNDÍJË mb. 1. Që shkëlqen fort, shumë i ndritshëm, xixë. Syrin shkëndijë e ka. I bëri bizhuteritë shkëndijë i pastroi sa i bëri të shkëlqejnë. 2. Që është i shkathët dhe i shpej…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKËNDÍJËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zvog., përk. Shkëndijë e vogël. Mjaftoi një shkëndijëz, që zjarri të pushtonte gjithçka. Iu ndez një shkëndijëz letrare.2. zool. (lat. Lampyris noct…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKËNDÍT (SHKËNDÍS) vep., ~A, ~UR jokal. 1. Lëshon shkëndija diçka. Shkëndit zjarri. 2. Ndrit si një shkëndijë; shkëlqen. Shkëndit dielli.3. fig. Shkëlqen si një vetëtimë; shkrep, …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKËNDÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur shkëndit diçka. Shkënditje e zjarrit.2. fig. Ndriçim si një dritë, shkreptimë vezulluese. Sytë i lëshuan një shkënditje të lehtë. Shkën…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKËNDÍTUR (i, e) mb. Që ndriçon si shkëndijë, shkreptitës. Me sy të shkënditur.✱Sin.: shkëlqyes, ndriçues, shkreptues, i zdritshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKË́ND/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT Shkëndijë. Lëshoi një tufë me shkëndla.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë