Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHKËLQIMPLÓTË mb., poet. Që është plot me shkëlqim, që shkëlqen me forcë. Yll shkëlqimplotë. Sy shkëlqimplotë. Pamje shkëlqimplotë.
SHKËLQÁR vep., ~A, ~UR kal. Lustroj sipërfaqen e diçkaje, i jap shkëlqim, e bëj të shkëlqejë duke e fshirë a duke e fërkuar (kryesisht për sendet prej metali, prej lëkure a prej gu…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKËLQÁRË (i, e) mb. Që është shkëlqarë; i kthjelluar. Qiell i shkëlqarë.✱Sin.: i pastër, i tejdukshëm, i qartë, i sqaruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKËLQ/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER 1. jokal., vet. v. III Lëshon dritë të ndritshme e vezulluese, rrezaton dritë; shndrit. Shkëlqen hëna (dielli). Shkëlqejnë yjet. Shkëlqen drita. Shkëlqen…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKËLQESÍ,~A f. sh. ~, ~TË zyrt. Titull nderimi, që përdoret për t’iu drejtuar funksionarëve të lartë shtetërorë ose personave që i përkasin një rangu të lartë në shoqëri. Shkëlqes…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKËLQÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zyrt., vjet. Shkëlqesi. Shkëlqesa juaj.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKËLQÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur diçka lëshon një dritë vezulluese; rrezatim. Shkëlqimi i enëve me fërkim. Shkëlqimi i arit.2. Dritë e fortë dhe e qartë; ndriçim. Shkëlqim…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKËLQÝER (i, e) mb. 1. Që shkëlqen shumë, i shkëlqyeshëm. Dritë e shkëlqyer. Qiell i shkëlqyer. 2. Që ka shkëlqim, që ndriçon; i ndritshëm. Copë e shkëlqyer. Letër e shkëlqyer.3. …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKËLQÝER,~IT (të) as. Të qenët me ndriçim, shkëlqim. E pa nga larg të shkëlqyerit e dritës. Shoh me admirim të shkëlqyerit e hënës.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKËLQÝER ndajf. Në mënyrë shumë të mirë; shkëlqyeshëm. Doli shkëlqyer në provime. Luajti shkëlqyer në kampionat.✱Sin.: shkëlqyeshëm, mrekulli, bukur, hata, birinxhi.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHKËLQÝES,~E mb. Që shkëlqen, që lëshon shkëlqim; i shkëlqyeshëm. Gurë shkëlqyes. Sipërfaqe shkëlqyese.✱Sin.: i shkëlqyeshëm, ndriçues, llamburitës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë