Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►SHÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Vihem në shërbim të dikujt për përfitim vetjak, duke tradhtuar bindjet, parimet vetjake apo shokët. Shitem për para. Shitet për premtime. Ishte shitur tek kundërshtarët. Ishte shitur kokë e këmbë. Shitet për pak pasuri.
2. vetv. Paraqitem ndryshe para të tjerëve, shtirem. Shitej si besnik. Shitej si demokrat. Shitej si i ndershëm. Shitej si pronar. Shitet si burrë. - Mos na u shit neve! Kush shitet i madh, është i vogël. (fj. u).
3. vet. v. III, pës. e SHES. Celularët shiten shumë. Malli nuk po shitet. Librat po shiten më shumë këtë vit. U shitën të gjithë ekzemplarët. Sa u shitën? Energjia elektrike u shit. Pallati u shit me lekë në dorë. Nuk shitet kali me një të penguar. (fj. u.).
✱Sin.: përshitem, shtirem, hiqem, tregohem, blihet, kërkohet, tërhiqet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë