Fjalori

Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: SHIJ
SHIJ

SHI/J vep., ~VA (u), ~RË 1. kal. I ndaj nga kalliri kokrrat e të lashtave me makineri apo me një kafshë pune; shkoq. Shij grurinlëmë. Shij drithërat. Ka shirë 3 ha tokëmbjellë me grurë. Shijnë lëmin (vrahun) e parë. Shij me qe (me kalë). Shij me makinë shirëse (me autokombajnë). - Shij shpejt dhe pa humbje!
2. kal. Shkokëloj kokrrat e misrit, rrah me dru mbi një lesë kallinjtë e zhveshur për të veçuar kokrrat; shkoq fasulet duke i rrahur bishtajat me shkop. Shij misrin. I shiu fasulet me kujdes.
3. kal., krahin. Thërrmoj, shtyp duke e rrahur me diçka. Shij kripën. Shij plisat (tokën).
4. jokal., fig., keq. Veproj si të dua vetë, pa pyetur për asgjë dhe pa përfillur askënd, livadhis. Shin si do vetë (sipas qejfit). Është mësuarshijë. Shin si kalilëmë.
Sin.: shkoq, zhgoglit, çuk, thërrmoj, shkrifëroj.


Rezultate të ngjashme

SHÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që u shet mallra të ndryshme blerësve në një njësi tregtare; dyqanxhi. Shitës i zoti. Shitës rrobash (gazetash, biletash, akulloresh). Shitësi i cigareve…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHÍTËS,~E mb. Që shet mallra të ndryshme. Njësi shitëse. Kompani shitëse. Sin.: tregtues, tregtar, pazarak.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►SHÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Vihem në shërbim të dikujt për përfitim vetjak, duke tradhtuar bindjet, parimet vetjake apo shokët. Shitem për para. Shitet për premtime. Isht…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHITÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. mit. Ndëshkim nga orët a zanat; shuplakje. Shitimet e syve.2. Plagosje; goditje për vdekje. Kishte marrë një shitim.Sin.: shajtim, shitë, shuplakë, shk…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur shkëmbejmë mallra ose shërbime të tjera kundrejt pagesës; kostoja e shpenzimeve për ta nxjerrë një produkt në treg. Shitje e lirë. Shitje e…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHITNÍ,~A f. sh. ~, ~TË mit. 1. Qenie si fantazmë që i përshfaqet njeriut kur është në ankth a i sëmurë; hije, vegim. I kaloi një si shitni. Iu bë se pa një shitni.2. Të qenët i sh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHIT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. vet. v. III, mit. Ndëshkohesh nga orët a zanat kur padashur u prish vallen ose tryezën, duke të marrë këmbët, duart, gojën ose duke të magjepsur; s…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHÍTUR (i, e) mb. 1. Që është shitur, që i është dhënë dikujt në këmbim të një shume të hollash; kund. i pashitur. Pronë e shitur. Mallra të shitura.2. Që kërkohet shumë. Libër i s…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHÍTUR,~I (i) m. sh ~, ~IT (të) Ai që vihet në shërbim të dikujt për përfitime materiale. Çerdhe të shiturish. Të shiturit të shesin.Sin.: mercenar, pazvan, spiun.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHÍTUR,~A (e) f. sh ~A, ~AT (të) Ajo që vihet në shërbim të dikujt për përfitime materiale. Informacionet kishin dalë nga e shitura. - Mos i beso së shiturës!Sin.: mercenare, pazv…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.