Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHILÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Dru i drejtë e i gjatë, që vihet mbi dy biga për të mbajtur pjergullat. Shilori mezi e mbante pjergullën e mbushur plot.
2. Shkop i trashë me dy grremça, që përdorej për të mbajtur në sup kovat me ujë, shportat etj. Shilori ia kishte bërë supin copë.
3. Vig, dru ku shtrihen rrobat për tharje. Ndeu rrobat në shilor.
4. Shteg i ngushtë për njerëzit në gardhin e një kopshti, kapërcyell; shkallë e thjeshtë ose dru me bigë të madhe, që mbështetet në anë të një gardhi për të kaluar matanë. Kaluan shilorin. Me zor e kaluan shilorin.
5. Kolovajzë, shilarës, shregull. Lëkundem në shilor. U përkundën në shilor.
6. Dërrasa e kraharorit të bagëtisë së trashë ose derrit, shpor. Shilori i derrit.
7. fig. Njeri shtatgjatë e i pagdhendur; shul, lloz. Ku merrte vesh ai shilor.
✱Sin.: zdrang, kapërcyell, kapth, kapt, vendkalim, lëkundës.
SHILÓRTH,~I m. sh. ~E, ~ET Shilarës, shilarth. Tundet në shilorth. Kolovitem në shilorth.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë