Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHIL,~I m., krahin. 1. Dëshirë, ëndje; epsh. E ka zënë shili për të kërcyer. Ka shil për punë.2. Lëkundje besimi, dyshim. Më ha shili tek ai. ✱Sin.: dashje, hir, ëndje, kënaqësi, q…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÍL vep., ~A, ~UR kal. Pres qumështin për të zënë djathë, i hedh shilë qumështit. E shili qumështin.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHILÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Enë druri në formën e një shekeje të vogël, që përdoret për të mbajtur bulmetin. Shilaku ishte mbushur plot me qumësht. Mbeti me shilak bosh.✱Sin.: sheke, …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHILÁR vep., ~A, ~UR kal. dhe jokal. E lëkund dikë në shilarës; kolovit, përkund. E shilari të birin gjithë paraditen. - Mos e shilar aq fort se do të rrëzohet! - Shilare pak djali…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHILÁR,~I m. sh. ~, ~IT Dërrasë me dy litarë të varur që shërben për t’u lëkundur; kolovajzë, shregull. Hipi në shilar. Litarët e shilarit.✱Sin.: kolovajzë, kunë, kundali, lëkundës…
Shfaq përkufizimin e plotë →►SHÍL/ET jovep. (u), ~Ë vet. v. III, pës. e SHIL. U shil qumështi.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHILÍL/Ë,~A f. vet. nj. Të fikët. I ra shilila. I ra shilila për të ngrënë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHILÓK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Shekë e vogël ku mbahet mullëza, shekël. Shilokja e mullëzës. - Mbylle shiloken!✱Sin.: shekël, sheqe, vedër, karroqe.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHILÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Dru i drejtë e i gjatë, që vihet mbi dy biga për të mbajtur pjergullat. Shilori mezi e mbante pjergullën e mbushur plot.2. Shkop i trashë me dy grremça,…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÍLT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET [SHILTÉ,~JA f. sh. ~, ~TË] 1. Dyshek i hollë e i ngushtë, i mbushur me lesh, me pambuk, me lecka etj., që shtrohej pranë vatrës ose mbi minder. Shilte e …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë