Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHIKÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që është i shikueshëm me sy të lirë ose me një mjet zmadhues etj.; i dukshëm; i dallueshëm. Yll i shikueshëm me teleskop. Pamje e shikueshme nga larg.
2. fig. Që ka interes të shihet, që është i këndshëm, argëtues. Film i shikueshëm. Emisioni më i shikueshëm i lajmeve.
✱Sin.: i dukshëm, i dallueshëm, i vëzhgueshëm, i soditshëm.
SHIKÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që shikon diçka në një rast të caktuar, vëzhgues, soditës. Shikuesi nga veriu. Nga syri i shikuesit tek objekti. Ajo ngjyrë e dërgon shikuesin në një…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHIKÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që shikon diçka në një rast të caktuar; vëzhguese, soditëse. Ai detaj ishte i padukshëm për syrin e shikueseve.2. Ajo që ndjek një program, një …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHIKUESHMËRÍ,~A f. vet nj. 1. Shkalla e të qenët i shikueshëm, mundësia për të shikuar. Shikueshmëria nga ballkoni i shtëpisë.2. Matja e numrit të përgjithshëm të shikuesve për një…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë