Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHÍK/ËL,~LAI f. sh. ~LA, ~LAT 1. bot. Shkurre e viseve mesdhetare, me gjethe të vogla e me lule të verdha në trajtë vileje, që lidhin bishtaja të gjata e të fryra.
2. bot. Rritje jonormale e indeve bimore, që mund të shkaktohet nga disa baktere a parazitë të ndryshëm. Bima kishte një shikël.
3. Thupër e hollë, që e mban bariu në dorë për të fshikulluar bagëtitë, shikull, fshikull. Godiste bagëtinë fort me shikël.
SHÍK/ËLL f. sh. ~LLA, ~LLAT bot. (lat. Cynips conglomerata) 1. Gogël dushku, gogliq, bumul. Vendi ishte rrethuar me shiklla. Hap sytë se ai t’i shet shikllat për kaçka të mashtron.…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë