Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHÍKAS,~I m. sh. ~, ~IT bis., keq. Punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror. Dëshmitar ishte edhe një shikas. Dëshmia e shikasit.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHIKÁT vep., ~A, ~UR kal., krahin. I vë zjarrin, djeg. E shikati gjithë fshatin.✱Sin.: djeg, përflak, përcëlloj, zhurit, shkrumboj.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHIKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Aftësia për të parë, shqisa e të parit. Shikim i dobët. Ka humbur shikimin. Ka nevojë për syze për të rregulluar shikimin.2. Veprimi kur hedhim sytë për…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHIKM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. dhe jokal. Pëlqej dikë a diçka, ia vë syrin. Shikmoj vajzën. E shikmonte tinëzisht. - Mos shikmo!✱Sin.: tërheq, dëshiroj, çmoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Drejtoj sytë nga dikush a diçka, hedh vështrimin mbi të. - Çfarë po shikon? - Kë po shikon? 2. kal. Bëj përpjekje të dalloj a të zbuloj diçka me an…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÍKUAR (i, e) mb. 1. Që është parë në një masë të konsiderueshme, që është ndjekur nga shumë spektatorë a shikues; që është shikuar. Filmi më i shikuar këtë vit. Seriali më i shik…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÍKUAR,~A (e) f. zakon. nj. Aftësia e të parit, shikim. E shikuara e saj më trembte.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÍKUAR,~IT (të) as. 1. Shqisa me të cilën shohim, të parët. Shqisa e të shikuarit. I kishte rënë niveli i të shikuarit. 2. Aftësia për të parë, shikim. Të shikuarit e celularit i …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÍK/ËL,~LAI f. sh. ~LA, ~LAT 1. bot. Shkurre e viseve mesdhetare, me gjethe të vogla e me lule të verdha në trajtë vileje, që lidhin bishtaja të gjata e të fryra. 2. bot. Rritje j…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÍK/ËL,~LAII f. sh. ~LA, ~LAT 1. Diçka shumë e hidhur, pelin. E hidhur si shikël.2. veter. Lëng që zë fshika a fulltaka. - Mos e prek shiklën!
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë