Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHÍJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Shqisa që dallon të ëmblën, të thartën, të kripurën etj., që vë në punë organet e të shijuarit; aftësia që ka një qenie për të dalluar këtë ndijim. I ngacmoi shijen ai ushqim.
2. Ndijimi në gjuhë që na japin ushqimet kur i shtiem në gojë. Shije e ëmbël. Shije e hidhur. Shije e thartë (e athët, e kripur).
3. Vetia e diçkaje, që na jep një ndijim të veçantë kur e prekim me gjuhë. Shija e bukës (e supës, e mishit të pjekur). Shija e ushqimeve të shtëpisë. Kek pa pikë shije. Ia pëlqej shijen ushqimit. Ushqimi kishte shije të mrekullueshme.
4. Një sasi e vogël në të ngrënë. E provoi sa për shije.
5. Kënaqësia, ëndja që ndiejmë në të ngrënë; oreks. Ha me shije. Më është prishur shija. Nuk kam shije. Ia ndjeu shijen diçkaje ka filluar t’i pëlqejë diçka, u mësua me të. - Ju pastë shije buka! (ur.)
6. fig. Aftësia dhe prirja e veçantë për të kuptuar, për të njohur dhe për të gjykuar çështje estetike, për të vlerësuar të bukurën në jetë, në natyrë a në art, ndjenja e së bukurës. Me shije të hollë. Shije letrare. Shije artistike (estetike). Burrë me shije. Vishet me shije. Kombinime me shije. Është zgjedhur me shije. Ka shije muzike. Është bërë me shije është bërë bukur, si duhet.
7. fig. Pëlqim paraprak për diçka ose për mënyrën si bëhet diçka. Shije të ndryshme. Shijet e konsumatorit (e blerësve, e njerëzve). Shijet e lexuesve. Ua njohin shijet.
8. fig. Stil, mënyrë e veçantë. Shija e shekullit të kaluar. Shija e shtetit të ri.
✱Sin.: oreks, pir, ëndje, kënaqësi, lezet, parapëlqim, gusto.
SHI/J vep., ~VA (u), ~RË 1. kal. I ndaj nga kalliri kokrrat e të lashtave me makineri apo me një kafshë pune; shkoq. Shij grurin në lëmë. Shij drithërat. Ka shirë 3 ha tokë të mbjellë me grurë. Shijnë lëmin (vrahun) e parë. Shij me qe (me kalë). Shij me makinë shirëse (me autokombajnë). - Shij shpejt dhe pa humbje!
2. kal. Shkokëloj kokrrat e misrit, rrah me dru mbi një lesë kallinjtë e zhveshur për të veçuar kokrrat; shkoq fasulet duke i rrahur bishtajat me shkop. Shij misrin. I shiu fasulet me kujdes.
3. kal., krahin. Thërrmoj, shtyp duke e rrahur me diçka. Shij kripën. Shij plisat (tokën).
4. jokal., fig., keq. Veproj si të dua vetë, pa pyetur për asgjë dhe pa përfillur askënd, livadhis. Shin si do vetë (sipas qejfit). Është mësuar të shijë. Shin si kali në lëmë.
✱Sin.: shkoq, zhgoglit, çuk, thërrmoj, shkrifëroj.
SHIJÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Shije. Shijesë e freskët. Shijesa e ëmbël. Shijesë e kuzhinës indiane. Pasurimi i recetës për një shijesë më të mirë. Shijesë e paharrueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHI/J vep., ~VA (u), ~RË 1. kal. I ndaj nga kalliri kokrrat e të lashtave me makineri apo me një kafshë pune; shkoq. Shij grurin në lëmë. Shij drithërat. Ka shirë 3 ha tokë të mbje…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHIJÁKAS,~I m. sh. ~, ~IT Banor vendës nga Shijaku ose ai që e ka prejardhjen nga Shijaku. Shijakasit e urtë. Shijakasit e kanë traditë futbollin. Rrugëtimi i futbollistit me shija…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHIJÍM,~I m. 1. Veprimi kur shtiem në gojë diçka për ta provuar se si është, degustim. Ushqim gati për shijim. Shijimi i mishit.2. fig. Aftësia që ka dikush për të pëlqyer diçka. S…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHIJ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Provoj në gojë pak nga një pije a ushqim, për ta vlerësuar shijen e tij, kërkoj, degustoj. - Mbylli sytë dhe shijoje! E shijoi mollën deri në fund.…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHIJ/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III Bie shi. Filloi të shijojë. Jashtë shijon.✱Sin.: rigon, veson, vesit, breron, pikon.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHIJÓR,~E mb., libr. Që ka të bëjë me shijen, që lidhet me shijen, i shijes. Vlera shijore. Karakteristikat shijore të diçkaje. Ndijime shijore. Përcaktimi i treguesve shijorë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHIJÚAR (i, e) mb. Që i është provuar shija që ka, zakonisht për një ushqim; që është shijuar. Vakt i shijuar në shtëpi. Verë e shijuar me lezet. Biskota të shijuara me pak çaj.✱Si…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHIJÚAR,~IT (të) as. 1. Njëra nga të pesë shqisat me anë të së cilës përcaktojmë shijen e diçkaje, nëse është e ëmbël, e hidhur, e thartë, e kripur etj. Shqisa e të shijuarit. Orga…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHIJÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që provon diçka për shije dhe që jep mendimin për cilësinë; njohës (i rakisë, i verës etj.), degustues. Shijuesit e verërave.✱Sin.: degustues, merakli.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë